Ekspertët e OBSh-së: Vaksinat AstraZeneca – që u dhanë falas për Kosovën – të sigurta

Ekspertët e sigurisë së vaksinave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë [OBSh] janë takuar sot për të shqyrtuar vaksinën e Oxford-AstraZenecas, pasi një numër shtetesh e kanë suspenduar atë. Në listën e këtyre shteteve janë Franca dhe Gjermania – të cilat kanë thënë se po vepronin në formë parandaluese pas raportimeve se disa pacientë që kishin […]
Në listën e këtyre shteteve janë Franca dhe Gjermania – të cilat kanë thënë se po vepronin në formë parandaluese pas raportimeve se disa pacientë që kishin marrë vaksinën kishin pasur problem me trombozën e gjakut.
ShBA-ja thotë se nuk ka kurrfarë evidence të një lidhjeje mes trombozave dhe vaksinave, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
OBSh-ja i ka bërë thirrje shteteve që të mos suspendojnë këto vaksina.
Agjencia e Medicinës Evropiane [EMA] – po ashtu do të takohet sot. Ajo më herët ka thënë se njerëzit mund të vazhdojnë që të marrin vaksinat. /Periskopi












