​Reagojnë “Tifozat Kuq e Zi”: Ja çfarë ndodhi me fotografinë e Adem Jasharit

​Reagojnë “Tifozat Kuq e Zi”: Ja çfarë ndodhi me fotografinë e Adem Jasharit

Përpara ndeshjes së zhvilluar dje ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë, e vlefshme për kampanjën kualifikuese “Katar 2022”, në tribunat e stadiumit “Air Albania” ishte vendosur një koreografi në të cilën bënte pjesë edhe figurën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Por, ku ndeshja filloi, u vërejt se ajo ishte larguar dhe më pas u mësua […]

Por, ku ndeshja filloi, u vërejt se ajo ishte larguar dhe më pas u mësua që një gjë të tillë e kishte kërkuar UEFA e cila madje edhe kishte kërcënuar me anulimin e ndeshjes nëse kjo nuk bëhet.

Tani, për ta sqaruar më në detaje gjithë situatën, kanë reaguar grupi i tifozëve “Tifozat Kuq e Zi” të cilët kanë shpjeguar gjithçka që ndodhi në lidhje me këtë çështje.

Sipas tyre, ata vendosë në shkallët e stadiumit pesë heronj të historisë, por pas kësaj, UEFA kishte filluar inspektimin e fotografisë dhe kishte kërkuar largimin e figurës së Adem Jasharit.

Ky është postimi i plotë sqarues i “Tifozave Kuq e Zi” në faqen e tyre në “Facebook”

“Përpara zhvillimit të ndeshjes së djeshme Shqipëri – Angli vendosëm të përgatisnim një koreografi me anë të së cilës jo vetëm që do t’ju jepte zemër çunave por edhe do të përfaqësonte të gjithë ata shqiptarë që do të donin të ishin në krah të kombëtares në një kohë kur prezenca fizike nuk ju lejohet.

Me anë të mesazhit “Me sytë dhe zemrën tek ju” i treguam djemve se ishim me ta si në çdo ndeshje tjetër.

Po ashtu, bashkë me këtë mesazh zgjodhëm të “ulnim” në shkallët e stadiumit pesë heronj të historisë tonë. Por pasi kjo koreografi u shpalos në stadium dhe ne na larguan për arsye sigurie, UEFA kishte nisur ispektimin e koreografisë.

Pas kësaj morëm vesh nga ekranet që ata kishin vendosur të hiqnin nga pjesa e koreografisë fotografinë e Bacës Adem duke e lënë të paplotë koreografinë tonë.

Edhe pse ne nuk ishim në shkallët e stadiumit, ajo që ndodhi ditën e djeshme me fshehjen e Bacës Adem ishte një ngjarje e shëmtuar.

Nuk e dimë ende se cili është arsyetimi apo konkluzioni që UEFA na ndalon ti shpalosim heronjtë tanë kombëtar.

Luftrat kanë mbaruar dhe ne jemi për paqe, por mesa duket lobimi serb ka punuar aq fort në UEFA sa për ta larguar tmerrin e tyre, Adem Jasharin nga stadiumi.

Ai është ende gjallë dhe mes nesh, kështuqë do e keni sërish në çdo ndeshje e stadium, doni apo s’doni ju.”

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova