Dugolli: Jam i gatshëm ta pranojë pozitën e ministrit të Mbrojtjes

Java e ardhshme do të jetë javë finale për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë. Të hënën pritet që, pos konstituimit të Kuvendit, të votohet edhe qeveria e re. Ndërkaq gjatë asaj jave është diskutuar mundësia që të thirret seancë edhe për presidentin. Deri më tani, disa persona dihet se do të emërohen në […]
Java e ardhshme do të jetë javë finale për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë. Të hënën pritet që, pos konstituimit të Kuvendit, të votohet edhe qeveria e re.
Ndërkaq gjatë asaj jave është diskutuar mundësia që të thirret seancë edhe për presidentin. Deri më tani, disa persona dihet se do të emërohen në krye të dikastereve qeveritare.
Burimet u kanë thënë mediave se në pozitën e ministrit të Mbrojtjes, mund të jetë Enver Dugolli.
Ai i ka thënë Expressit se deri më tani nuk ka informacione për këtë çështje.
“Nuk kam unë asnjë informacion rreth kësaj ideje, faleminderit që më kontaktuat por nuk e di. Më herët kam qenë zëvendësministër në Qeverinë Kurti 1 po tash nuk e kam këtë informacion”, thotë Dugolli, që shton se nëse LVV-ja vlerëson që ai të emërohet në kët pozitë, nuk do t’i ik përgjegjësisë.
“Çdo gjë që Lëvizja Vetëvendosje e konsideron edhe vlerëson ndonjë pozitë jam i gatshëm, natyrisht nuk i iki përgjegjësisë por deri tash nuk ka diçka”, ka thënë ai.











