Djali i kryeministrit të Izraelit i komenton Vlora Çitakut në postimin për hapjen e Ambasadës

Sot edhe zyrtarisht është hapur Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jeruzalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit të kaluar. Fotografitë e selisë së Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem janë shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale, ndërsa ka rënë në sy edhe komenti i djalit të […]

Fotografitë e selisë së Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem janë shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale, ndërsa ka rënë në sy edhe komenti i djalit të Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, Yair.

Yair Netanyahu ka komentuar në Tweet-in e ish-ambasadorës së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila ka shpërndarë një fotografi të Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Ai ka vendosur flamujtë e dy shteteve në koment si dhe një emoji zemër.

MPJD ka njoftuar se gjatë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike më 1 shkurt të vitit 2021, ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kishte bërë zbulimin e pllakës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jeruzalem.

“Vendosja e pllakës dhe flamurit shtetëror në Ambasadën e Kosovës në Izrael reflekton përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur zotimin e dhënë për vendosjen e misionit diplomatik në Jeruzalem. Ambasada e Republikës së Kosovës në Jeruzalem do të përkushtohet fuqimisht për të rritur bashkëpunimin bilateral dhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPDJ-së.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit