Deputetja e VV-së e akuzuar për korrupsion, shkon në Kuvend dhe mungon në seancën gjyqësore

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi ka munguar sot në seancën gjyqësore, pasi është akuzuar për keqpërdorime të pozitës zyrtare. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se Vrenezi ka munguar në seancën gjyqësore, për shkak se ka marrë pjesë në seancën konstituive të Legjislaturës së 8-të të Kyvendit të […]
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se Vrenezi ka munguar në seancën gjyqësore, për shkak se ka marrë pjesë në seancën konstituive të Legjislaturës së 8-të të Kyvendit të Kosovës.
E njëjta është zgjedhur deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Dite e bardhe per Jetmire Vrenezin dhe LVV! Për shkak se e akuzuara Jetmire Vrezeni është duke marrë pjesë në seancën konstituive të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet seanca e paraparë për të hënën, për rastin ku e njëjta, së bashku me të akuzuarit Islam Thaqi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare! Qeverisja e mire, sundimi i ligjit! Dita e mire, shihet ne mengjes. Mengjesi, fillimi shume i zymte”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.
Postimi i plotë:











