Collins: Hezitimi ndaj vaksinave, mund të zgjasë pandeminë

Collins: Hezitimi ndaj vaksinave, mund të zgjasë pandeminë

Drejtori i Institutit amerikan të Shëndetit Kombëtar Francis Collins tha të enjten se personat që hezitojnë të marrin vaksinat kundër COVID-19 mund të kontribuojnë në zgjatjen e pandemisë. Në një intervistë për rrjetin televiziv “Fox News” Collins tha se ai nuk është i shqetësuar lidhur me furnizimet me vaksina. Ai shtoi se është më i […]

Në një intervistë për rrjetin televiziv “Fox News” Collins tha se ai nuk është i shqetësuar lidhur me furnizimet me vaksina. Ai shtoi se është më i shqetësuar “rreth hezitimit që ekziston ende tek shumë grupe” që siç tha ai, do ta bëjnë më të vështirë arritjen e imunitetit të turmës.

Kjo në thelb mund të bëjë që kjo pandemi të zgjasë më shumë sesa duhet“, tha ai.

Më herët të enjten Presidenti Joe Biden njoftoi se administrata e tij ka vendosur një objektiv të ri atë të injektimit të 200 milionë dozave deri në fund të 100 ditëve të para të tij në detyrë, dyfishi i objektivit që u vendos fillimisht.

Collins tha se zyrtarët e shëndetësisë nuk e dinë se sa është përqindja e popullsisë që është infektuar me COVID-19 dhe inkurajoi amerikanët që janë prekur nga sëmundja që të vaksinohen.

Të qenit i infektuar me COVID-19 nuk siguron aq imunitet sa vaksina për të shmangur infektimin për herë të dytë“, tha ai.

Ashtu siç kanë bërë zyrtarë të tjerë të shëndetit publik, Collins paralajmëroi se ishte shumë shpejt për të shpallur fitoren kundër pandemisë së koronavirusit, duke përmendur ringjalljet në disa vende evropiane të shkaktuara nga variantet e virusit.

Ndërsa vaksinojmë vendin ne duhet të vazhdojmë t’i përmbahemi masave të shëndetit publik për të kufizuar transmetimin e këtyre varianteve shumë ngjitëse dhe më pas në verë, mund të fillojmë t’i hedhim këto pas“, tha ai. “Por kjo kohë nuk ka ardhur ende“./voa/

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit