Bunjaku i kundërpërgjigjet Valon Behramit, ia përmend shiritin e kapitenit

Bunjaku i kundërpërgjigjet Valon Behramit, ia përmend shiritin e kapitenit

Mbrëmë futbollisti kosovar, Valon Behrami në një intervistë ekskluzive dhenë për IndeksOnline ka pohuar se nuk ka pranuar asnjëherë ftesë dhe se askush nuk ka folur fytyrë me fytyrë me të në lidhje për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës.   Valon Behrami: E para sen, kërkush s’ka ardh me mu me fol ftyrë-ftyrë. Deri sot, […]

Mbrëmë futbollisti kosovar, Valon Behrami në një intervistë ekskluzive dhenë për IndeksOnline ka pohuar se nuk ka pranuar asnjëherë ftesë dhe se askush nuk ka folur fytyrë me fytyrë me të në lidhje për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës.

 

Valon Behrami: E para sen, kërkush s’ka ardh me mu me fol ftyrë-ftyrë. Deri sot, familja ime e din, një njeri s’ka ardh me më fol në ftyrë mua. Një njeri nuk ka ardh me m’thanë, Valon a po vjen në Kosovë me lu, a po vjen me na nimue? A ka ardh dikush? Jo! Krejt kanë fol për pare. Po çfarë pare kam marrë unë në Zvicër? Kurrë s’kom fol për pare. Ne që kemi lujtë për Zvicrën, nuk kemi menu kurrë për pare. Ti mendon që ata që lujnë për Kosovën me mrri në kampionatin botëror nuk marrin pare a?! Njerëzia kur nuk i din senet flasin. Na nuk kena rrogë në Zvicër, na kemi veç premia. Shkon në kampionat evropian, i merr premiat, shkon në kampionat botëror, i merr premiat”, tha Behrami për IndeksOnline.

 

Në lidhje me këtë deklaratë të mbrojtësit kosovar, ka reaguar edhe ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaku, që atë kohë drejtonte Kombëtaren tonë.

Bunjaku thotë se Behrami e kishte ftesën, madje se atij i’u kishte ofruar edhe shiriti i kapitenit vetëm që të lunate për Kosovën.

“Valoni e ka pas ftesën, madje ma shumë se ftesë, ai e ka pas edhe traken e kapitenit për me u na bashkangjitë”, tha mes tjerash Bunjaku.

Intervista e tij e plotë:

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova