Brenda një jave: Konfirmohet ardhja e 24 mijë vaksinave AstraZeneca në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se brenda shtatë ditëve do të vijë kontingjenti i parë i vaksinave kundër Koronavirusit. MSh ka konfirmuar për gazetën Express se COVAC e ka aprovuar aplikimin e Qeverisë së Kosovës për marrjen e vaksinave. “GAVI ka informuar MSH se vaksinat e para (Astra Zeneca) ne kontigjent prej 24 000 dozave […]
MSh ka konfirmuar për gazetën Express se COVAC e ka aprovuar aplikimin e Qeverisë së Kosovës për marrjen e vaksinave.
“GAVI ka informuar MSH se vaksinat e para (Astra Zeneca) ne kontigjent prej 24 000 dozave do ta arrijnë shumë shpejt. MSh, sipas procedurave te aplikimit te pergatitura nga COVAX, ka dorëzuar aplikacionin me te gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizem dhe, COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar apklimi i saj”, thuhet në një përgigje të MSH-së, përcjell Periskopi.
Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit.
Në raportin e fundit të IKShPK janë konfirmuar edhe 860 raste të reja me koronavirus. /Periskopi












