Baliq për Duda Baljen: “Ajo nuk është boshnjake, babain bashkëpunëtor të Millosheviqit”

Komuniteti boshnjak në Kosovë ka dy ulëse të rezervuara, dhe të dyja janë të zëna nga dy gra, Duda Balje dhe Emilija Redzepi respektivisht. Përveç këtyre dyjave, edhe Adrijana Hoxhiq nga ky komunitet sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së kishte fituar ulësen në Kuvend, por kjo iu pamundësua pas një akt-vendimit të Gjykatës Supreme. Por, Duda […]
Balje mohoi akuzat e z.Baliq se nuk i përket komunitetit boshnjak dhe se babai i saj ka qenë pjesë e forcave serbe që kanë torturuar e vrarë shqiptarë gjatë periudhës së luftës. Ajo madje paralajmëroi padi ndaj ish përfaqësuesit të komunitetit boshnjak në një prononcim për Periskopi.
Periskopi ka pyetur z.Baliq për deklarimet e fundit të zonjës Balje dhe përgjigjet e tij janë mjaft të rënda.
“Shkojmë me fakte,” – e nis rrufeshëm përgjigjen e tij Baliq. “Së pari Duda nuk është boshnjake, ajo është gorane, ajo nuk e thotë të vërtetën, ajo ka uzurpuar vendin e boshnjakëve, të gjithë goranët e gorës, e dinë që Duda Balje ka lindë në fshatin Zllubotok dhe emri saj është Duda Koska dhe babi i saj është Jasmidin Koska… dhe ajo në atë trevë flitet gjuha gorane, ata nuk e flasin gjuhën boshnjake…(nuk kuptohet…) “ – thotë ai.
Z.Baliq pretendon se për një gjë të tillë flet me fakte shkencore, nga aspekti linguistik sipas gjenezës e linguistikës [sic] kur thotë se ajo i takon etnisë gorane.
Goranët në Kuvendin e Kosovës përfaqësohen nga deputeti Adem Hodza, i cili është i rreshtuar haptas me Listën Serbe.
Por, politikani Baliq nuk është i bindur me mohimin që Balje i bën akuzës se babai i saj ka bashkëpunuar me forcat serbe.
“E dyta sa përket familjes, babi saj ka qenë i veshur në uniformën paramilitare serbe ai ka bashkëpunuar… ka punu me paramilitarë serbë, dmth babai i Duda Balës deri në fund të luftës, ka qenë në ushtrinë paramilitare serbe (Nuk kuptohet…)” – shton ai.
Ai pretendon edhe se babai i znj.Balje ka ikur në Serbi, Novi Sad, ku edhe është rritur deputetja në fjalë.
Çka thotë ai për akuzën e znj.Balje se po bashkëpunon me Listën Srpska?
“Ju e dini që kjo është një gënjeshtër e kulluar. Kur kemi filluar luftën kundër okupatorit serbo-malazez, kundër Millosheviqit… këtu kanë bashkëpunuar [me ta]… baba i Duda Baljës dhe familja e Emilija Rexhepit.“
“Babai i Emilja Rexhepi ka qenë komandat mbrojtjes territoriale [nuk kuptohet…] Baballarët e të dyjave kanë bashkëpunuar me forcat paramilitare serbe në atë kohë.” – pretendon ai.












