Avokati Berisha: Vrasja e Agonis Tetaj ishte vetëm një aksident tragjik

Avokati Berisha: Vrasja e Agonis Tetaj ishte vetëm një aksident tragjik

Avokati i të akuzuarit në rastin e vrasjes së Agonis Tetaj, Besnik Berisha, ka thënë se vrasja e Agonis Tetaj ishte aksidentale dhe se kjo mund të provohet lehtë. Në një reagim të gjatë në facebook, Berisha ka cekur disa pika në të cilat ai bazohet se vrasja ka qenë aksidentale. Ky është statusi i […]

Avokati i të akuzuarit në rastin e vrasjes së Agonis Tetaj, Besnik Berisha, ka thënë se vrasja e Agonis Tetaj ishte aksidentale dhe se kjo mund të provohet lehtë.

Në një reagim të gjatë në facebook, Berisha ka cekur disa pika në të cilat ai bazohet se vrasja ka qenë aksidentale.

Ky është statusi i plotë i tij:

E arsyetoj mllefin dhe pikëllimin e palës së dëmtuar, por jo edhe spekulimet për manipulim me drejtësinë, sepse janë thjesht të pavërteta dhe të motivuara për përfitime monetare personale ( nuk aludoj në familjen e ngushtë)

1. Ricilësimi i veprës penale nga Vrasje e rëndë në Vrasje nga pakujdesia, i bërë nga Prokurori i çështjes në fjalën përfundimtare në çështjen penale kundër   z. Shaban GOGAJ, është veprim dhe vendim i drejtë dhe i ligjshëm, i cili derivon nga një rrugë e gjatë e hetimit dhe gjykimit, me pjesëmarrje aktive të palës së dëmtuar dhe përfaqësuesit të tyre.

2. Kjo rrugë e gjatë dhe e mundimshme, jo vetëm për palën e dëmtuar, përfundimisht nxori në pah se vrasja e tani të ndjerit Agonis TETAJ ishte vetëm një aksident tragjik, e assesi një vrasje e rëndë me dashje, siç padrejtësisht e kundërligjshëm ishte cilësuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurorja Sahide GASHI.

3. Prokurori që përfaqësoi organin e akuzës në shqyrtimin gjyqësor, së bashku me palën e dëmtuar dhe përfaqësuesin e tyre, janë munduar në çdo mënyrë e me çdo kusht që të gjejnë prova dhe fakte për të provuar motivin, dashjen dhe qëllimin, si kushte esenciale për cilësimin e veprimeve të z. Shaban GOGAJ si vrasje e rëndë.

4. Përkundër përpjekjeve të tyre dhe mundësive të pakufizuara që kishin në dispozicion Prokuroria, pala e dëmtuar dhe përfaqësuesi i tyre për rreth 2 vite e gjysmë, ata nuk arritën të sigurojnë qoftë edhe një provë të vetme që provon ekzistimin e motivit, dashjes dhe qëllimit të z. Shaban GOGAJ për ta privuar nga jeta tashmë të ndjerin Agonis TETAJ dhe për të rrezikuar jetën e kolegëve të tij.

5. Në mungesë të ekzistimit të motivit, dashjes dhe qëllimit, kushdo prokuror i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm do të duhej të ricilësonte veprimet e z. Shaban GOGAJ si vrasje nga pakujdesia, sepse vetëm duke vepruar kështu do të vihej në vend drejtësia.

6. Është fakt notor se roli i Prokurorisë nuk është vetëm për të mbrojtur interesat e palës së dëmtuar, por po ashtu ka detyrim ligjor që të mbrojë edhe të drejtat kushtetuese të palës së akuzuar dhe të kujdeset që me kujdes e përkushtim të njëjtë të vlerësojë provat fajësuese dhe shfajësuese për këdo të akuzuar.

7. Të gjithë ata juristë, e pseudo-juristë që pretendojnë se në rastin konkret kishte prova që provojnë ekzistimin e motivit, dashjes dhe qëllimit të z. Shaban GOGAJ për ta privuar nga jeta tashmë të ndjerin Agonis TETAJ i ftoj që fillimisht të analizojnë të gjitha provat e siguruara gjatë hetimit dhe të administruara gjatë gjykimit, të shiqojnë video-incizimet që nga ora 7 e mëngjesit e deri në momentin kritik të ditës tragjike dhe vetëm atëherë të provojnë të nxjerrin konkludime për cilësimin e drejtë dhe të saktë të veprimeve të z. Shaban GOGAJ.

8. I bindur se ricilësimi i veprimeve të z. Shaban GOGAJ nga Vrasje e rëndë në Vrasje nga pakujdesia ishte veprim dhe vendim i drejtë dhe i ligjshëm, e ftoj për përballje publike këdo ekspert të fushës, si dhe ata që mendojnë se marrin vesh nga drejtësia, e që po kanë dyshime se ricilësimi i veprimeve të z. Shaban GOGAJ është bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe pa mbështetje ligjore nga Prokuroria.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik