Australia vazhdon vaksinimin me AstraZeneca, zyrtari: Është e sigurt

Australia vazhdon vaksinimin me AstraZeneca, zyrtari: Është e sigurt

Australia nuk do të ndalojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pavarësisht vendimit të vendeve të tjera për ta pezulluar. Zyrtati mjekësor Paul Kelly tha se grupi ekspert i qeverisë për vaksinat vendosi se “nuk kishte asnjë arsye për të ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca në Australi”. Ai tha se ekspertët kishin parë përhapjen e vaksinës në Angli, […]

Zyrtati mjekësor Paul Kelly tha se grupi ekspert i qeverisë për vaksinat vendosi se “nuk kishte asnjë arsye për të ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca në Australi”.

Ai tha se ekspertët kishin parë përhapjen e vaksinës në Angli, ku 11 milion njerëz kishin marrë vaksinën AstraZeneca pa incidente në mpiksjen e gjakut.

“Unë jam i sigurt se është efektive,” tha ai.

“Administrata është e vetëdijshme për këtë çështje dhe gjithashtu nuk sheh ndonjë lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut.”

Profesori Kelly gjithashtu zbuloi se nuk kishte asnjë incident së mpiksjes së gjakut te australianët  të cilët kishin marrë tashmë vaksinën AstraZeneca.

Në Evropë, lista e vendeve që po pezullojnë  vaksinimin me  AstraZeneca vazhdon të rritet.

Së bashku me vendet evropiane si Danimarka, Norvegjia dhe Austria, tani Franca dhe Gjermania janë bashkuar me shtetet që pezullojnë përdorimin e vaksinës derisa të përfundojë hetimi për një lidhje të mundshme me mpiksjen e gjakut.

Vaksina AstraZeneca Covid-19 do të jetë themeli i planit të vaksinimit në Australi.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë dhe personeli i karantinës së kufirit dhe hotelit në Australi kanë marrë vaksinën Pfizer Covid-19, por pjesa më e madhe e popullsisë do të vaksinohen me  AstraZeneca.

Australia po merr dërgesa të rregullta të vaksinës AstraZeneca por kompania australiane e bioteknologjisë CSL do të prodhojë deri në një milion doza në javë , raporton ABC News.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin