Analist Ramadani: Vdekjet janë “fryte” të tubimeve partiake në fushatë zgjedhore

Analist Ramadani: Vdekjet janë “fryte” të tubimeve partiake në fushatë zgjedhore

Analisti politik, Shkodran Ramadani, ka komentuar shifrat e fundit të pandemisë që ishin shumë shqetësuese. 17 të vdekur dhe gati 800 raste të reja infektimesh brenda 24 orëshit të fundit ishte bilanci i raportit të publikuar nga IKShPK. Ramadani ka thënë se këto rezultate të kobshme janë “dhuratë” nga politikanët tanë sepse grumbulluan njerëz në […]

17 të vdekur dhe gati 800 raste të reja infektimesh brenda 24 orëshit të fundit ishte bilanci i raportit të publikuar nga IKShPK.

Ramadani ka thënë se këto rezultate të kobshme janë “dhuratë” nga politikanët tanë sepse grumbulluan njerëz në tubime elektorale dhe “normalizuan idenë e grumbullimit të shumë njerëzve”, thotë ai, përcjell Periskopi.

“Keto vdekje jane “frytet” e tubimeve partiake ne fushaten zgjedhore. Kryeministri dhe kandidatja per Presidente, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja e te tjeret jane fajtore per kete numer kaq te larte.” – shkruan ai.

Ramadani ka sulmuar legjitimitetin politik të institucioneve të reja për të vendosur masa shtrënguese kundër përhapjes së COVID-19.

Statusi i plotë:

Rekordi i zi: 17 te vdekur nga Covidi ne 24 oret e fundit.

Vdekje te shumta ka pasur edhe ne Valen e Pare te pandemise. Edhe humbje ekonomike. Eshte normale sepse pandemia i ka shaktuar keto deme ne gjithe boten. Mirepo, menaxhimi jo i mire i pandemise nga institucionet ne nje ane dhe papergjegjesia e moskujdesi i qytetareve i kane dhene krahe virusit.

Megjithate, ne dy javet e fundit situata eshte shume me alarmante. Cdo dite 7 a 8 te vdekur  dhe 700 e 800 te infektuar. Ne 24 oret e fundit eshte thyer rekordi i zi me 17 te vdekur. Keto vdekje jane “frytet” e tubimeve partiake ne fushaten zgjedhore. Kryeministri dhe kandidatja per Presidente, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja e te tjeret jane fajtore per kete numer kaq te larte.

Kete rezultat te kobshem e kemi dhurate nga ta sepse tubimet me shume njerez jo vetem qe infektuan shume njerez, por edhe normalizuan idene e grumbullimit te shume njerezve, jo vetem me qellime politike, por edhe ato per ahengje e argetim. E tash per me dobesu zingjirin e perhapjes se virusit, po planifikojne e po flasin qe ta mbyllin serish vendin, me deme tjera shtese mbi supet e bizneseve qe mezi po i shpetojne falimentimit.

Lakmine verberuese te udheheqesve dhe partive politike per me shume vota sot po e korrim me numra rekord vdekjesh. Duhet te jeni shume te pafytyre qe te paraqiteni tani sikur doni ta luftoni pandemine, sikur nuk ka ndodhur asgje, kur ju keni qene trafa kryesore e shperndarjes se virusit.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit