Analist Heta: Po vendoset pushteti autoritar nga VV – mediat s’po raportojnë

Analisti Albert Heta në një status ka kritikuar mediat e Kosovës që nuk po raportojnë si duhet në lidhje me kuorumin për t’u zgjedhur për Presidente që si duket e ka siguruar Vjosa Osmani dhe Vetëvendosje. Heta konsideron që me dorëzimin e LDK-së përballë shantazhit të partisë në pushtet, Albin Kurti po merr krejt pushtetin […]
Heta konsideron që me dorëzimin e LDK-së përballë shantazhit të partisë në pushtet, Albin Kurti po merr krejt pushtetin dhe po vendos “pushtetin autoritar” të tij.
Vetëvendosje është afër që të ketë nën kontroll pozitën e Kryeministrit, atë të Kryetarit të Kuvendit dhe atë të Presidentit. Një pushtet kaq të madh nuk ka pasur asnjëherë ndonjë parti në Republikën e Kosovës.
“Mediat ne vende ne te cilat ato nuk jane pushteti vete nuk do te mund te zhveshej Vjosa Osmani nga identiteti i saj politik dhe do te mund the thuhej Lëvizja VETËVENDOSJE! si duket po arrine me marre KREJT pushtetin ne tavoline.” – ka shkruar z. Heta, përcjell Periskopi.
Ai beson që lajmi nuk qëndron te pozita e presidentes në vetvete për Vjosa Osmanin, por pikërisht në marrjen e krejt pushtetit institucional nga z. Kurti dhe partia e tij. /Periskopi












