United triumfon ndaj Newcastle, vazhdon ndjekjen e kreut

Manchester United ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi kundër Newcastle Unitedit. “Djajtë e Kuq” fituan me rezultat bindës 3 – 1. Marcus Rashford zhbllokoi shifrat pas asistimit të Harry Maguires (30′). Mirëpo, pas vetëm gjashtë minutave, Saint-Maximin barazoi rezultatin (36′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Në 45-minutëshin e dytë, Unitedi […]
Manchester United ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi kundër Newcastle Unitedit.
“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat bindës 3 – 1.
Marcus Rashford zhbllokoi shifrat pas asistimit të Harry Maguires (30′).
Mirëpo, pas vetëm gjashtë minutave, Saint-Maximin barazoi rezultatin (36′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në 45-minutëshin e dytë, Unitedi ishte një skuadër shumë më e mirë.
Talenti Daniel James pranoi një asistim nga Bruno Fernandes për të rikthyer epërsinë (57′).
Kurse, fitoren e vulosi portugezi që u tregua i saktë nga pika e bardhë (75′).
Me këtë fitore, Unitedi rikthehet në pozitën e dytë me 49 pikë, 10 më pak se rivali City, derisa Newcastle gjendet në pozitën e 17-të me 25 sosh.












