Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi pas barazimit me Gjilanin: E pamundur të fitohet në këtë terren

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi pas barazimit me Gjilanin: E pamundur të fitohet në këtë terren

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi tha se në stadiumin e Gjilanit është thuajse e pamundur të fitohet, jo vetëm për “Xhebrailat”, por për të gjitha skuadrat. Gjilani barazoi me Ballkanin, ndeshje që ishte mjaftë interesante, por përfundoi me rezultat 1 – 1. Pas ndeshjes, është deklaruar edhe trajneri i Ballkanit, i cili u shpreh i […]

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi tha se në stadiumin e Gjilanit është thuajse e pamundur të fitohet, jo vetëm për “Xhebrailat”, por për të gjitha skuadrat.

Gjilani barazoi me Ballkanin, ndeshje që ishte mjaftë interesante, por përfundoi me rezultat 1 – 1.

Pas ndeshjes, është deklaruar edhe trajneri i Ballkanit, i cili u shpreh i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe dëshirën e tyre për fitore.

“Ishte një ndeshje e luftuar me dy skuadrat që kishin dëshirën për të luajtur. Për ndërprerjet mos më pyetni mua, por arbitrit sepse ata e gjykojnë ndeshjen. Unë jam i kënaqur me futbollistët e mi, pasi që treguan angazhim dhe dëshirë për të fituar, por në këtë terren ishte thuajse e pamundur, jo vetëm për skuadrën tonë, por edhe për skuadrën kundërshtare”.

“Kjo pikë do të na shërbejë për në vazhdim të kampionatit. Ne duhet të qëndrojmë në pozitën e parë pas ndeshjes së fundit të kampionatit, sepse tani ka pak rëndësi. Ndeshjen e radhës e luajmë ndaj Llapit, një skuadër shumë e fortë, e cila na eliminoi nga kupa. Megjithatë, ne shkojmë për të dhënë maksimumin më pas do të shohim se çfarë na rezervon ndeshja”, përfundoi Shkëmbi.

Ballkani është lider në Superligë me 45 pikë të tubuara në 21 xhirot e para, një më shumë se Drita dhe katër më shumë se Prishtina, skuadër që zë pozitën e tretë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova