Rashiq për gjendjen e të birit: Do ta çojë te dentisti, të shohim a mund të ndreqet diçka

Politikani serb i Kosovës, Nenad Rashiq, ka rrëfyer edhe për gjendjen shëndetësore të djalit të tij – i cili u sulmua nga një grup prej 30 personash. Ai ka deklaruar se djalin e ka mirë, por se do ta dërgojë te dentisti për të parë se çfarë mund të sanohet. “Djali është mirë. E kam […]
Ai ka deklaruar se djalin e ka mirë, por se do ta dërgojë te dentisti për të parë se çfarë mund të sanohet.
“Djali është mirë. E kam dërguar në shtëpi, dhe nesër do të ketë kontrolla të më tejshme. Do të shkojmë tek dentisti të shikojmë se çfarë mund të sanohet nëse është e mundshme”, ka thënë Rashiq të hënën në emisionin e Kallxo.
Ai ka shtuar se personat që ia kanë sulmuar të birin përveç boksave të hekurit kanë pasë me vete edhe çekiçë dhe thika.
Rashiq ka shtuar se nuk ka pritur që fëmijët të paguajnë çmimin për rreshtimin politik të prindërve të tyre.
“Ajo që po më irriton më së shumti është që unë po mbijetoj që tetë vjet. Prej momentit që ka dalë Lista Serbe. Asnjë proces që kemi iniciuar në Prokurori s’ka pasur epilog. Unë shumë herë kam menduar që ta lë politikën. Unë nuk e di deri ku është kufiri. A duhet të humb fëmijën dikush”, ka potencuar ai.












