Punëtorja e IKSHPK’së njofton Policinë për një rast mashtrimi, dyshon se u falsifikua një test për COVID-19

Një punëtore e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK) dhe në një laborator privat, ka raportuar në polici se ka hasur në një test për COVID-19, për të cilin dyshon se ka ndërhyrje dhe është falsifikuar. Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe se me vendim […]
Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe se me vendim të tij, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Më poshtë raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr. Fadil Hoxha, Prishtinë 19.02.2021 – 16:30. Ankuesja femër kosovare e punësuar në IKSHP dhe në laboratorin Olive raporton se ka hasur ne një dokument, të cilin e prezanton e dyshuara femër kosovare (testi për Covid 19), për të cilin dyshon se ka ndërhyrje dhe është falsifikuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.












