Presidenti i Meksikës nën zjarr nga aktivistet për të drejta të grave

Felix Salgado Macedonio është regjistruar për të garuar për guvernator të shtetit të Guerroros Jugore me partinë në pushtet, Morenan, pavarësisht akuzave për dhunim seksual të bëra nga pesë gra. Salgado nuk është deklaruar në lidhje me akuzat, ndërkohë që avokati i tij Jose Luis Gallegos ka insistuar që “nuk ka asnjë provë” dhe i […]
Salgado nuk është deklaruar në lidhje me akuzat, ndërkohë që avokati i tij Jose Luis Gallegos ka insistuar që “nuk ka asnjë provë” dhe i ka quajtur akuzat “storjen të krimeve të shpikura”.
Presidenti majtist i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador [i njohur si Amlo], e ka mbrojtur Salgadon madje edhe pasi protestat kanë eskaluar me kërkesat që ta tërheq kandidaturën e tij.
Gratë në Meksikë iu kanë përgjigjur kandidimit të Salgados – dhe mbrojtjes që i ka bërë presidenti – me një fushatë në mediat sociale, në të cilat kanë postuar fotografi duke mbajtur parulla ku shkruhet “President, thyeje paktin”, në referencë me maçizmin e përhapur në politikën meksikane, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
“Kjo është një mundësi për presidentin dhe partinë e tij që të demonstrojnë se janë të ndryshëm dhe se kanë pak njerëzi,” ka shkruar shkrimtarja Alma Delia Murillo. “Mos bëj pakt me maçizmin duke mbrojtur një kandidat si Felix Salgado.”
President Amlo ka bërë një koment në lidhje me këto thirrje duke thënë “Ya Chole!” “Boll më”.
Më vonë ai kishte shtuar: “Po më lidhin mua me rastin e Felix Salgados, dhe ka një fushatë të linçimit medial n ëtë gjitha programet e radios, në të gjitha gazetat kundër Felixit.”
Ky episod e ka bënë Amlon në konflikt me aktivistet për të drejtat e grave. /Periskopi












