”Nuk e lamë Atl Madridin të marrë frymë” – Tuchel i impresionuar me paraqitjen e Chelseat mbrëmë

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, është shprehur i lumtur me paraqitjen e ekipit të vet kundër skuadrës mbrojtëse të Atletico Madridit, që kulmoi me një fitore 1:0 në Ligën e Kampionëve të martën. Goli mahnitës me gërshërë i Olivier Giroud në pjesën e dytë i mjaftoi Chelseat për të fituar në Bukuresht, para ndeshjes së […]

Goli mahnitës me gërshërë i Olivier Giroud në pjesën e dytë i mjaftoi Chelseat për të fituar në Bukuresht, para ndeshjes së kthimit në 1/8 e finales në Stamford Bridge.

Tuchel tha se të kaltrit parashikuan se kundërshtari i tyre do të mbrohej me shumë futbollistë dhe thotë se është i kënaqur që djelmoshat e tij ia dolën ta thyenin murin e Atleticos për të shënuar.

“Rezultat fantastik, gol fantastik. Më së e merituar”, tha Tuchel për BT Sport.

“Ne donim të dominonim në pjesën e fushës së kundërshtarit, të mos e humbnim përqendrimin dhe të mos bënim gabime të lehta dhe të ishim gjithmonë të vetëdijshëm për kundërsulmet e tyre”, shtoi ai.

“Ne e dinim se ata ishin të gatshëm të mbroheshin me tetë futbollistë në zonë. Ne nuk i lejuam ata të merrnin frymë apo të dilnin në kundërsulm. Ky rezultat na shpërbleu shumë”, nënvizoi ai.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova