Ministria e Bujqësisë shpreh gëzim për arrestimin e zyrtarëve të saj: Ditë e bukur, me diell

Zëvendësministri në detyrë i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Enver Hoti ka komentuar zhvillimet e fundit në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë. Ai në një prononcim për Indeksonlinen deklaroi se organet e drejtësisë kanë mbështetjen e plotë për të kryer hetimet e nevojshme për çka do që mund të dyshohet. “Sot është një ditë e […]
Ai në një prononcim për Indeksonlinen deklaroi se organet e drejtësisë kanë mbështetjen e plotë për të kryer hetimet e nevojshme për çka do që mund të dyshohet.
“Sot është një ditë e bukur me diell, kështu e jashtëzakonshme dhe ndaj mendimin se organet e drejtësisë e kanë mbështetjen e plotë për të kryer veprimet e duhura për gjithçka që dyshohet dhe që mund të jetë e keqpërdorur”, tha Hoti.
Ai ka thënë se në lidhje me këtë aksion dhe të gjitha veprimet e kryera gjatë ditës së sotme nga organet e rendit duhet pritur vlerësimet zyrtare.
“Të gjithë ata që përdorin dhe keqpërdorin pozitat zyrtare duhet t’u nënshtrohen organeve të drejtësisë, presim deklarimet nga organet përkatëse dhe sistemi i drejtësisë, e mandej mund ta kemi të qartë. Mendoj se politika duhet ta mbështesë fuqishëm gjithë aktivitetin e organeve të drejtësisë”, theksoi Hoti.
Ndryshe për këtë rast janë arrestuar 12 persona.











