Lajçak: Sapo të formohet qeveria e Kosovës, do t’i takoj Kurtin dhe Vuçiqin

Lajçak: Sapo të formohet qeveria e Kosovës, do t’i takoj Kurtin dhe Vuçiqin

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se në planet e tij është që ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinën. Në një intervistë për European Western Balkans, ai ka thënë se pret që dialogu të vazhdojë sapo të formohet Qeveria e Kosovës. “Ne jemi të gatshëm të bëjmë punën tonë, por […]

Në një intervistë për European Western Balkans, ai ka thënë se pret që dialogu të vazhdojë sapo të formohet Qeveria e Kosovës.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë punën tonë, por shpejtësia e arritjes së një marrëveshjeje është në duart e palëve. Ne nuk diktojmë shpejtësinë, nëse ata janë të gatshëm të takohen në Bruksel çdo javë, ne jemi të gatshëm t’i takojmë ata çdo javë Nëse ata janë gati të takohen një herë në tre muaj, atëherë ne nuk mund t’i detyrojmë ata”, theksoi Lajçak.

Ai shtoi se ishte gjithmonë ishte kundër afateve artificiale, sepse ato nuk funksionojnë.

“Kam thënë se i di detajet e procesit dhe thashë që është e mundur ta përfundojmë atë brenda një muaji. Ne jemi këtu dhe jemi këtu për palët sa herë që të jenë gati, por u takon të dy palëve të vendosin për shpejtësinë. Ne jemi këtu për të dhënë zgjidhje dhe kam në plan të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin së shpejti. Unë do të takohem me Presidentin Vuçiq, Kryeministrin e ardhshëm Kurti dhe partnerë të tjerë për të diskutuar vazhdimin e procesit tonë. Partnerët e mi janë politikanë seriozë dhe ata e dinë se çfarë njerëzit e tyre prisni prej tyre – t’i afrojnë ata me të ardhmen evropiane dhe ata gjithashtu e dinë se çfarë pret BE prej tyre”, ka thënë Lajçak.

Ndërkohë në lidhje me marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, Lajçak ka thënë se u takon të dy palëve të vendosin dhe BE të ndërmjetësojë në proces, duke mos e diktuar atë.

“Sigurisht, duhet të ketë një vullnet nga të dy palët për të arritur atë marrëveshje. Nëse nuk ka vullnet, atëherë nuk ka marrëveshje. Por nëse nuk ka marrëveshje, atëherë nuk ka të ardhme evropiane”, është shprehur ai, duke shtuar se minimumi që Brukseli pret nga të dy palët është që ata të mos importojnë çështje të hapura në familjen Evropiane.

“Kjo do të thotë që ju duhet të zgjidhni çështjet tuaja dypalëshe ose çështjet tuaja rajonale para se të bëheni anëtare. Kjo është arsyeja pse ne po flasim për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë I dërguari Special i BE për dialogun Kosovë-Serbi.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit