Kishte qëndrime anti-Kosovë, babai i Gjokoviqit me deklaratë të fortë: U lakmoj shqiptarëve …

Kishte qëndrime anti-Kosovë, babai i Gjokoviqit me deklaratë të fortë: U lakmoj shqiptarëve …

Srgjan Gjokoviq, babai i tenistit të njohur serb, Novak Gjokoviq, ka folur për Kosovën dhe për shqiptarët në një emision televiziv në Serbi . Novak Gjokoviq ditë më parë e fitoi grand slamin “Australian Open”, duke vazhduar me suksese kulmore në sportin e tenisit. Familja Gjokoviq është me prejardhje nga Kosova. Srgjan Gjokoviq ka thënë […]

Srgjan Gjokoviq, babai i tenistit të njohur serb, Novak Gjokoviq, ka folur për Kosovën dhe për shqiptarët në një emision televiziv në Serbi .

Novak Gjokoviq ditë më parë e fitoi grand slamin “Australian Open”, duke vazhduar me suksese kulmore në sportin e tenisit.

Familja Gjokoviq është me prejardhje nga Kosova. Srgjan Gjokoviq ka thënë se djalin e tij e presin shumë mirë në Kosovë. Në të vërtetë, Novak Gjokoviq në shumë raste ka pasur qëndrime anti-Kosovë dhe antishqiptare.

“Novakun në Kosovë e presin në mënyrë fantastike. Atje së fundmi ka qenë shumë kohë më parë, ndërsa e kanë pritur dhjetëra mijëra njerëz në Mitrovicë. Novaku asnjëherë nuk i ka sulmuar shqiptarët, vetëm i ka ofruar përkrahje popullit të tij. Kosova është qëllimi i ekzistencës tonë në këtë tokë”, ka thënë Srgjan Gjokoviq në TV Happy, raporton “index.hr”.

“Kosova ka më shumë se 2000 manastire. Është toka jonë e shenjtë, si Jerusalemi për hebrenjtë. Nuk kam asgjë kundër shqiptarëve, madje iu lakmoj se si i mbrojnë interesat e tyre nacionale. Unë do të jepja çdo gjë që populli im të luftonte ashtu për Serbinë. Që interesat personale të shmangen dhe të kthehen interesat nacionale që kanë humbur në Serbi”, ka theksuar Srgjan Gjokoviq.

Sipas tij, Novaku duhet të jetë shembull për të gjithë serbët.

“Populli dhe kombi duhet të jenë prioritet. Vetëm kështu mund të fitojmë në këtë botë të padrejtë. Populli dhe kombi duhet të jenë të parët. Pa këtë nuk mundemi asgjë. U lakmoj kroatëve dhe shqiptarëve, ata sillen kështu, shfaqin flamurin e tyre kudo që paraqiten nëpër botë”, ka theksuar Srgjan Gjokoviq, ndër të tjera.

Ai ka vazhduar me propagandën e njohur serbe duke thënë se të gjithë janë kundër tyre.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova