Këto janë fjalët e Stefano Piolit pas humbjes turpëruese nga Interi

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është shprehur i bindur se skuadra e tij do të reagojë pozitivisht pas humbjes së thellë 3:0 kundër Interit në derbin për kreun e Serie A të dielën. Lautaro Martinez dy herë dhe Romelu Lukaku një herë shënuan për ta konkretizuar mbizotërimin e zikaltërve ndaj rivalëve në San Siro, të […]

Lautaro Martinez dy herë dhe Romelu Lukaku një herë shënuan për ta konkretizuar mbizotërimin e zikaltërve ndaj rivalëve në San Siro, të dielën.

Interi vijon të jetë lider i Serie A tani me 53 pikë pas 23 ndeshjeve, katër më shumë se Milani dhe 11 më shumë se Juventusi. Ky i fundit i ka zhvilluar dy ndeshje më pak, megjithatë.

Kjo ishte humbja e tretë në pesë ndeshjet e fundit në ligë për skuadrën e Piolit, i cili beson se kuqezinjtë do të reagojnë pozitivisht në ndeshjen e ardhshme.

“Goli i parë ishte i rëndë për ne. Neve na mungoi intensiteti në pjesën e parë dhe është dashur të bënim më shumë. Në pjesën e dytë e merituam të shënonim gol”, tha Pioli.

“Ne bëmë më shumë goditje në kornizën e portës në pjesën e dytë, por Handanovic i pati disa pritje vendimtare. Ishte një javë e vështirë për ne, por ne do të reagojmë”, shtoi ai.

Javën e ardhshme, Milani do të ketë përsëri punë të vështirë, sepse e viziton Romën në Stadiumin Olimpik. /

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova