Hetime ndaj 35 oficerëve të Kapitolit rreth sulmit të 6 janarit

Hetime ndaj 35 oficerëve të Kapitolit rreth sulmit të 6 janarit

Tridhjetë e pesë oficerë të policisë së Kapitolit po hetohen për veprimet e tyre gjatë trazirave të 6 janarit ndërsa gjashtë të tjerë janë pezulluar nga detyra, me të drejtë page. Njoftimi u bë nga departamenti i policisë në një deklaratë të premten. “Shefja e përkohshme Yogananda Pittman ka dhënë si direktivë që çdo anëtar […]

“Shefja e përkohshme Yogananda Pittman ka dhënë si direktivë që çdo anëtar i departamentit të saj, sjellja e të cilit nuk është në përputhje me rregullat e sjelljes së departamentit, do të përballet me ndëshkimin e duhur”, tha zëdhënësi John Stolnis.

Autoritet nuk dhanë detaje rreth hetimeve.

Pesë persona, përfshirë një oficer të policisë së Kapitolit, humbën jetën gjatë sulmit të dhunshëm të muajit të kaluar kur turma e mbështetësve të ish-Presidentit Donald Trump sulmoi Kapitolin.

Më vonë dy oficerë të zbatimit të ligjit kryen vetëvrasje.

Sipas ndihmësve të Kongresit dhe disa ligjvënësve, hetuesit po shqyrtojnë përgjigjen e oficerëve të policisë së Kapitolit më 6 janar dhe nëse ndonjëri prej tyre mund të ketë ndihmuar protestuesit e dhunshëm.

Sipas ligjvënësit demokrat Tim Ryan vetëm disa ditë pas sulmit u bë e ditur se dy oficerë ishin pezulluar. Ai u tha gazetarëve se njëri prej tyre kishte bërë një selfi me një protestues, ndërsa një tjetër kishte vendosur në kokë një kapelë me Trump dhe po i orientonte protestuesit nëpër ndërtesë.

Mbetet e paqartë nëse këta dy policë ishin në mesin e 35 personave që po hetohen aktualisht ose nëse ata po përpiqeshin të vendosnin turmën nën kontroll duke krijuar kontakte personale me ta.

Protestuesit e krahut të djathtë shkuan në Kapitol menjëherë pas një fjalimi që zoti Trump mbajti përballë një turme pranë Shtëpisë së Bardhë. Gjatë fjalës së tij ai iu drejtua turmës duke u shprehur: “Ne luftojmë. Ne luftojmë me çdo kusht. Dhe nëse nuk luftoni me çdo kusht, nuk do të keni më shtet”.

Protestuesit iu drejtuan selisë së Kongresit, duke bllokuar përkohësisht procesin e çertifikimit zyrtarisht të fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020, pas përpjekjesh të përsëritura nga Trump për ta ndryshuar rezultatin.

Një javë pas rebelimit, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët ngriti zyrtarisht një akuzë ndaj Trump për nxitje të rebelimit. Në përfundim të gjykimit Senati e shpalli ish-presidentin të pafajshëm./voa

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike