Gjilani me komunikatë zyrtare, akuzon se referimi nuk ishte i drejtë në dy ndeshjet e fundit

Gjilani me komunikatë zyrtare, akuzon se referimi nuk ishte i drejtë në dy ndeshjet e fundit

Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli, FC Gjilani sot u mposht nga Llapi, ndërsa së fundmi ka akuzuar arbitrit, derisa konfirmuan se do dërgojnë ankesë zyrtare në FFK. Ja komunikata e plotë pa ndërhyrje: “Skuadra jonë më shumë se nga kundërshtarët e pëson nga referimi, ku në dy javët e para të pjesës së dytë […]

Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli, FC Gjilani sot u mposht nga Llapi, ndërsa së fundmi ka akuzuar arbitrit, derisa konfirmuan se do dërgojnë ankesë zyrtare në FFK.

Ja komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Skuadra jonë më shumë se nga kundërshtarët e pëson nga referimi, ku në dy javët e para të pjesës së dytë kampionale u dëmtua dy herë nga gjyqtarët, në përballjet e sotme kundër Llapit dhe asaj kundër Feronikelit në xhiron e kaluar.

Pamjet të cilat i kemi publikuar flasin të kundërtën e vendimeve të tyre, me ç’rast ato ndikuan direkt në rezultatet e këtyre dy ndeshjeve.

E nisim me penaltinë e sotme, ku qartë duket se futbollisti i Llapit, Arbnor Ramadani, e ndal brenda zonës me dorë topin e goditur nga futbollisti ynë Fiton Hajdari, e për çudi as gjyqtari kryesor Alban Shala e as ndihmësit e tijë nuk reaguan fare, duke mos sinjalizuar lojë me dorë brenda zonës së Llapit.

Rasti i dytë është nga ndeshja Feronkeli-Gjilani, ku gjatë një aksioni sulmuesi ynë, Arbër Çyrbja pranon topin nga mesfushori, Muhamed Useini, e që në pamje duket se Çyrbja gjindej në pozit të rregullt mirëpo kësisoj nuk menduan gjyqtarët e takimit, duke ndaluar lojën si pozitë të pa rregullt edhe pse sulmuesi ynë ishte mbi një metër brenda në lojë.

Bëjmë thirrje Federatës dhe organeve kompetente që të kontrollohen këto lëshime dhe të mos na përsëriten javë pas jave pasi gabimet e tilla po na kushtojnë me ndeshje.

Ne gjithashtu ditën e nesërme edhe zyrtarisht do ti drejtohemi me ankesë FFK-së, ku do të kërkojmë përgjegjësi për këto gabime qe po na përsëriten ç’do javë”, shkruhej në komunikatë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova