FIBA Evropa e impresionuar me FBK-në: Faleminderit për përpjekjet e bëra, nuk ishte e lehtë

FIBA Evropa e impresionuar me FBK-në: Faleminderit për përpjekjet e bëra, nuk ishte e lehtë

  Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, me anë të një letre ka falënderuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) për organizimin e suksesshëm Flluskës në Prishtinë. “Në emër të FIBA Europe, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për federatën tuaj dhe Komitetin Organizativ Lokal. Faleminderit përpjekjeve të bëra për të pritur Flluskën e Para-Kualifikuesve […]

 

Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, me anë të një letre ka falënderuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) për organizimin e suksesshëm Flluskës në Prishtinë.

“Në emër të FIBA Europe, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për federatën tuaj dhe Komitetin Organizativ Lokal. Faleminderit përpjekjeve të bëra për të pritur Flluskën e Para-Kualifikuesve të Kupës Botërore të Basketbollit FIBA 2023 nga 15 deri më 21 Shkurt 2021 në Prishtinë.

Ne e vlerësojmë angazhimin tuaj për të organizuar me sukses flluskën, një detyrë jo e lehtë në këtë skenar pandemik Covid-19 me disa kufizime në drejtim të udhëtimit dhe organizimit të ngjarjeve.

Ne vlerësojmë mbështetjen dhe angazhimin tuaj për të përfshirë autoritetet tuaja shtetërore për të marrë lejet e nevojshme dhe/ose përjashtimet për të lehtësuar hyrjen dhe qëndrimin e lojtarëve në vendin tuaj.

Përkundër të gjitha vështirësive, së bashku me ju dhe ekipin tuaj, ne kemi qenë në gjendje të kapërcejmë të gjitha pengesat dhe të përfundojmë garat e planifikuara në një mënyrë të suksesshme.

Ne shpresojmë të presim ngjarje të mëtejshme në vendin tuaj”, thuhet në letrën nga Novak, dërguar FBK-së.

Nga 15 deri më 21 Shkurt, 4 kombëtare, Kosova, Islanda, Sllovakia dhe Luksemburgu ishin akomoduar në Prishtinë, derisa ndeshjet u zhvilluan më 18 dhe 20 Shkurt. Përkundër vështirësive dhe gjendjes me Covid-19, FBK ka organizuar në mënyrën më të mirën garën që u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës, duke marrë lëvdata nga FIBA Evropa.

FBK më herët ka organizuar Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U18 dhe Evropianin e Divizionit B për femra U20, kurse gjatë kësaj vere do të organizojë Evropianin e Divizionit C për meshkuj U16.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova