Edhe Xhafer Tahiri ishte zënë duke kopjuar më 2017 në provim

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë që është edhe profesor në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik, Xhafer Tahiri, ka folur pas incidentit me një studente të ndodhur në një prej holleve të objektit të Juridikut. Tahiri thotë se studentja në fjalë është kapur duke kopjuar me telefon dhe e ka fotografuar testin, derisa teksa jep […]
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë që është edhe profesor në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik, Xhafer Tahiri, ka folur pas incidentit me një studente të ndodhur në një prej holleve të objektit të Juridikut.
Tahiri thotë se studentja në fjalë është kapur duke kopjuar me telefon dhe e ka fotografuar testin, derisa teksa jep versionin e tij shpjegon se ka tentuar ta ndalë studenten për ta idenfitikuar meqë në test s’ka dhënë kurrfarë detaji për identifikim.
Sot gjatë provimit, një studente e kam vërejtur duke kopjuar me telefon, ku kishte fotografuar testin. Për të mbrojtur integritetin e procesit mësimor bashkë me kolegen Prof. Dr. Emine Avdyli, e në prezencë të Prof. Dr. Fulutura Tahiraj, me të cilat bashkë po e mbanim testin, siç shihet edhe në video, e kemi ndal studenten për ta identifikuar pasi e njejta nuk e ka shkruar emrin e as ID ne test”, ka thënë Tahiri për Express.
Por ishte vet Tahiri që dikur kishte kopjuar në provim.
Kështu së paku kishte raportuar Magazina.al në vitin 2017, ku thuhet se Tahiri ishte larguar nga ky provim pasi nuk i kishte respektuar rregullat e parapara, ai ishte kapur duke kopjuar me telefonin celular gjatë mbajtjes së provimit me shkrim.
Komisioni për mbajtjen e provimit të Jurispodencës e kishte larguar Tahirin nga provimi, i cili në atë kohë ishte asistent në katedren e historisë në UP.












