Dogana e Kosovës 11 për qind më shumë të hyra këtë fillimvit

Dogana e Kosovës 11 për qind më shumë të hyra këtë fillimvit

Mbi 10 përqind më shumë janë rritur të hyrat nga Dogana e Kosovës në këtë fillim-vit. 123 milionë euro është totali i taksave që ka mbledhur dogana gjatë muajit të parë të vitit dhe në gjysmën e shkurtit. Nga Dogana thonë se ka ulje të kontrabandimit me mallra. Megjithatë, sipas tyre, rastet më të shpeshta […]

Nga Dogana thonë se ka ulje të kontrabandimit me mallra. Megjithatë, sipas tyre, rastet më të shpeshta janë ato ku tentohet të kontrabandohet me medikamente mjekësore dhe pije të gazuara.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë së të hyrat e përgjithshme janë më të larta se viti paraprak. Sipas tij, ekonomia ka filluar të funksionojë, kështu është rritur konsumi dhe importi.

“Vitin e kaluar, periudhën prej janarit deri në gjysmë të shkurtit, ne kemi pasur të mbledhura në vitin 2020, 111 milionë euro të hyra në buxhetin e Kosovës. Ndërsa, në këtë fillim vit, është fillim-vit i mbarë dhe kemi arritur 123 milionë euro totali i taksave që kemi mbledhur. Që nënkupton që jemi 11 për qind më shumë se vitin e kaluar”, thekson Stavileci.

Tutje, Stavileci thotë se pandemia ka ndikuar në të gjitha sferat ekonomike në Kosovë, për çka shton se ka pasur ulje të tentim-kontrabandimeve.

“Normalisht që gjithmonë kemi kapur raste të ndryshme gjatë tentim-kontrabandimit, por në përgjithësi mund të themi se kemi pasur ulje të numrit të rasteve të cilat i kemi kapur gjatë tentimit për kontrabandim”, shton ai.

Ai gjatë intervistës, thekson se rastet më të shpeshta të kontrabandës janë me medikamente mjekësore dhe pije të gazuara.

“Produktet të cilat janë më të favorizuara për kontrabandë janë produktet të cilat shiten, transportohen në mënyra më të lehta. Për shkak se ne kemi parë shembull derivatet e naftës, por me rregullimin e tregut kjo problematikë është minimizuar dhe gati është në zhdukje e sipër. Tani kemi disa raste ku kapim kontrabandimin me medikamente. Kapim raste të kontrabandimit me pije të gazuara të cilat vijnë nga shtetet e ndryshme”, përfundon ai për kp.

Stavileci shton se në këto raste, tentohet që t’i ikin taksës së akcizës. Të hyrat vjetore të Doganës në 2020, janë 1 miliard e 30 milionë e euro ose një rënie për 10 për qind.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj