Chelsea është ‘shumë optimist’ se do ta transferojë Haalandin në verë

Chelsea është ‘shumë optimist’ se do ta transferojë Haalandin në verë

Erling Haaland ka qenë pjesë e vazhdueshme e kryetitujve në javët e fundit. Të mërkurën e kaluar, sulmuesi i Borussia Dortmundi ua kujtoi të gjithëve pse ai është prej më të kërkuarve në botë, transmeton Periskopi. Ai shënoi dy herë dhe regjistroi një asist në fitoren 3-2 si mysafir i Sevillas në Champions League. Norvegjezi […]

Të mërkurën e kaluar, sulmuesi i Borussia Dortmundi ua kujtoi të gjithëve pse ai është prej më të kërkuarve në botë, transmeton Periskopi.

Ai shënoi dy herë dhe regjistroi një asist në fitoren 3-2 si mysafir i Sevillas në Champions League.

Norvegjezi pastaj e përcolli atë paraqitje sensacionale me një performancë tjetër masterklas kundër Schalkes në fundjavë.

Ai realizoi dy herë në fitoren 4-0 të Dortmundit.

Haaland celebrates

20-vjeçari është talenti kryesor në Evropë aktualisht, derisa duket i destinuar për një transferim të bujshëm në verë.

Marrë parsysh se klauzola e tij prej 75 milionë eurove nuk është aktive deri në verën e vitit 2022, Haaland qartazi nuk do të kushtojë pak nëse dikush dëshiron ta transferojë këtë verë.

Mirëpo, kjo nuk e ka ndalur Chelsean që të bëjë lëvizje në prapaskena.

Siç raportohet nga Dean Jones për ‘Eurosport’, skuadra e Thomas Tuchelit është ‘shumë optimiste’ se do të sigurojë shërbimet e sulmuesit shtatlartë.

”Të Kaltërit” kanë nevojë për një sulmues të profilit të lartë dhe kjo ka ndikuar që ata të bëjnë tentativa shtesë dhe besojnë se po bëjnë progres që ta bindin sulmuesin të kalojë në ‘Stamford Bridge’.

Natyrisht, shpresat e tyre do të pësonin goditje të madhe nëse dështojnë të sigurojnë top katërshen këtë sezon, teksa përballet me garë të fortë nga Manchester City për Haalandin. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova