Barcelona vazhdon rrugën drejt kreut, mposht Elchen

Barcelona ka shënuar fitore si vendase në ballafaqim me skuadrën që gjendet në pozitën e 17’të, Elchen, me rezultat 3:0, shkruan Periskopi. Pas 45 minutëshit të parë paqësorë, me të nisur pjesa e dytë, Messi realizoi dy gola spektakolar, për 2:0. Ndërsa, për ta bërë këtë fitore sa më bindëse, për 3:0 shënoi mbrojtësi spanjoll, […]
Barcelona ka shënuar fitore si vendase në ballafaqim me skuadrën që gjendet në pozitën e 17’të, Elchen, me rezultat 3:0, shkruan Periskopi.
Pas 45 minutëshit të parë paqësorë, me të nisur pjesa e dytë, Messi realizoi dy gola spektakolar, për 2:0.
Ndërsa, për ta bërë këtë fitore sa më bindëse, për 3:0 shënoi mbrojtësi spanjoll, Jordi Alaba.
Me këtë fitore, Barcelona vazhdon të mbetet e treta në tabelën e La Ligës, me plot 50 pikë të grumbulluara, 2 më pak se Real Madrid, dhe 5 më pak se kryesuesit, Atletico Madrid. /Periskopi












