Avokatja e Jakup Krasniqit: Prokuroria po mbështetet në postimin e tij për Shkëlzen Gashin

Avokatja e Jakup Krasniqit: Prokuroria po mbështetet në postimin e tij për Shkëlzen Gashin

Ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kanë parashtruar ankesat e tyre në Gjykatën e Apelit brenda Gjykatës Speciale, duke u ankuar për vendimin e gjykatësit Nicolas Guillou, që urdhëroi vazhdimin e mbajtjes së tyre në paraburgim. Venkateswari Alagendra, avokate e ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi ka parashtruar në Apel […]

Venkateswari Alagendra, avokate e ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi ka parashtruar në Apel nëntë faqe material, për t’iu kundërpërgjigjur Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Në një pjesë të këtyre parashtresave të avokatës nga Malajzia, përmendet edhe një postim i Krasniqit në Facebook, që e kishte bërë si reagim ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të Albin Kurtit. Në atë postim, Krasniqi e quante Gashin “kolaboracionist”, pasi ky i fundit kishte thënë se pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer krime gjatë dhe pas luftës.

Sipas avokates Alagendra, një deklaratë e tillë e Krasniqit s’do të duhej të përdorej nga Prokuroria.

“ZPS kërkon të mbështesë vendimin e kundërshtuar duke parashtruar se “Sjellja e fundit e të akuzuarit duhet të interpretohet në mënyrë të arsyeshme si një përpjekje për të nxitur ose nxisin krime kundër personave të tillë dhe / ose një kërcënim që tregon qëllimin e tij për të kryer krimet e së ardhmes ”. ‘Sjellja e fundit’ është një postim në Facebook, i cili i bëri thirrje një partie politike që “të distancohet seriozisht nga patriotizmi i Dick MARTYT”. Edhe nëse dikush nuk pajtohet me zgjedhjen e gjuhës dhe mendimeve të Z. Krasniqi, fjalët e tij nuk mund të interpretohet në mënyrë të arsyeshme si nxitje e krimeve ose si kërcënim për të kryer krime në të ardhmen. Ai nuk ka bërë dhe nuk bën thirrje për ndonjë veprim të dhunshëm ose kriminal”, thuhet në parashtresën e dorëzuar nga Alagendra.

Sipas saj, “mbështetja në këtë postimi për ta justifikuar ndalimin ka qenë e paarsyeshme”.

Avokatja e ka kundërshtuar gjithashtu vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, në pjesën e arsyetimit të tij se Jakup Krasniqi ka një rrjet të madh mbështetësish që mund të jenë të aftë të kryejnë krime ta pengojnë punën e Gjykatës Speciale. As ky pretendim, sipas avokates Alagendra nuk është i arsyeshëm. Ajo thotë se Gjykata dhe Prokuroria gabimisht pretendojnë se Jakup Krasniqi ka qasje në rrjet përkrahësish, përfshirë policinë dhe ekspertizat intelegjente, ashtu si të akuzuarit tjerë në këtë rast.

Ajo në këtë pikë përdor faktin se Krasniqi ka disa vjet që s’ka qenë aktivisht në politikë.

“Asnjë provë nuk citohet si mbështetje. Asnjë shpjegim nuk ofrohet për lidhjen e një njeriu që ka dalë në pension për pesë vjet me të njëjtin rrjet mbështetës si figurat e larta politike aktuale. ZPS madje pohon se ka “prova të shumta për një rrjet të tillë mbështetës”, për ironi të fatit, pa iu referuar një prove të vetme të lidhur me Z. Krasniqi”, thuhet në parashtresë.

Më 4 nëntor të vitit të kaluar, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e Speciales. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. /

 

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike