Avokatët e krerëve të UÇK-së i drejtohen gjykatës me një kërkesë të përbashkët

Avokatët e krerëve të UÇK-së i drejtohen gjykatës me një kërkesë të përbashkët

Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kanë bërë një kërkesë të përbashkët për shtyrjen e afatit të dorëzimit të parashtresave për lirim nga paraburgimi. Gjyqtari i procedurës paraprake, në konferencën e mbajtur më 16 shkurt 2021, ka urdhëruar mbrojtjen që të “dorëzojnë deri të premten, më 26 shkurt, parashtresat nëse […]

Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kanë bërë një kërkesë të përbashkët për shtyrjen e afatit të dorëzimit të parashtresave për lirim nga paraburgimi.

Gjyqtari i procedurës paraprake, në konferencën e mbajtur më 16 shkurt 2021, ka urdhëruar mbrojtjen që të “dorëzojnë deri të premten, më 26 shkurt, parashtresat nëse arsyet për vazhdimin paraburgimit ekzistojnë ende”, shkruan në dokumentin e publikuar nga Dhomat e Specializuara, përcjell Periskopi.

“Në përputhje me Rregullin 9(5)(a) të Rregullave të Procedurës dhe Provave, avokati i Hashim Thaçit, avokati i Kadri Veselit, avokati i Rexhep Selimit dhe avokati i Jakup Krasniqit (së bashku, “mbrojtja”), kërkojnë variacion të kësaj kohe në mënyrë që parashtresat e kërkuara të sigurohen, nëse është e nevojshme, brenda dhjetë (10) ditësh pas marrjes së vendimit nga Paneli i Gjykatës së Apelit për kërkesat që janë në pritje rreth refuzimit të lirimit të përkohshëm për secilin të akuzuar”, thuhet në dokument.

Sipas mbrojtjes, së pari duhet të pritet vendimi i apelit për lirimin e përkohshëm të akuzuarve.

Në fund, mbrojtja ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake që:

1. Të gjejë një arsye të mirë në përputhje me Rregullin 9(5)(a) të Rregullave për variacion të limitit kohor, dhe

2. Të urdhërojë, për secilin të akuzuar, parashtresat në lidhje me ekzistimin e arsyeve për vazhdimin e paraburgimit, nëse është e nevojshme, brenda 10 ditësh nga pranimi i vendimit relevant të Apelit

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit