Australia dhe Katari refuzojnë të marrin pjesë në “Copa America 2021”

Australia dhe Katari, të ftuar nga CONMEBOL-i për të marrë pjesë në “Copa America 2021”, nuk do të jenë mes garuesve në këtë turne. Për këto dy vende është shumë e rrezikshme të fluturojnë në Amerikën e Jugut. Copa America ishte planifikuar të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë së […]

Për këto dy vende është shumë e rrezikshme të fluturojnë në Amerikën e Jugut.

Copa America ishte planifikuar të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë së coronavirusit, megjithatë është planifikuar që të organizohet me praninë e tifozëve.

Gonzalo Belloso, sekretari i përgjithshëm i CONMEBOL-it (Konfederata e Amerikës së Jugut) theksoi se dy përfaqësueset që do të merrnin pjesë me ftesë në këtë turne, nuk do të udhëtojnë për në Kolumbi dhe Argjentinë (vendet organizatore).

Vështirë që Katari dhe Australia të zëvendësohen me ekipe të tjera, madje edhe sekretari i përgjithshëm nuk e përmendi si mundësi.

Njëra skuadër ishte përfshirë në Grupin A, tjetra në Grupin B. Duke pasur parasysh problemet në lidhje me coronavirusin, ka shumë të ngjarë që turneu të zhvillohet me 10 dhe jo me 12 skuadra.

Copa America u luajt për herë të fundit në vitin 2019 dhe u fitua nga Brazili, i cili mundi Perunë në finalen e madhe.

Në dy edicionet e mëparshme triumfoi Kili, duke mposhtur Argjentinën e Leo Messit.

Për Messin, Copa America e vitit 2021 mund të jetë mundësia e fundit për ta fituar këtë trofe, duke qenë se edicioni tjetër do të mbahet në vitin 2024

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova