Agim Zuzaku jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së AAK’së në Gjilan

Agim Zuzaku jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së AAK’së në Gjilan

Agim Zuzaku, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit. “Pas çdo procesi zgjedhor, nëse ka rezultate të mira duam t’i marrim meritat, por duhet marrë përgjegjësinë edhe për këto rezultate shumë zhgënjyese”, shkruan Zuzaku në letrën e dorëheqjes. Ai ka shprehur zhgënjim […]

“Pas çdo procesi zgjedhor, nëse ka rezultate të mira duam t’i marrim meritat, por duhet marrë përgjegjësinë edhe për këto rezultate shumë zhgënjyese”, shkruan Zuzaku në letrën e dorëheqjes.

Ai ka shprehur zhgënjim në nivelin qendror të partisë për disa arsye.

“Nuk ka funksionu shtabi, të rinjt janë keqmenaxhu me ose pa qëllime të caktuara. Jam munduar të ruaj unitetin nëpër nëndegë dhe në degë, shumë gjëra jam munduar të mos i shoh e kuptoj për të vetmin qëllim; ndoshta po bëjmë diçka mirë e po arrijmë sukses, por jo”, ka shkruar Zuzaku në letrën e siguruar nga “Epoka e re”.

Letra e tij e plotë e dorëheqjes:

E nderuara strukturë e AAK-së,Pas çdo procesi zgjedhor, nëse ka rezultate të mira duam ti marrim meritat, por duhet marrë përgjegjësinë edhe për këto rezultate shumë zhgënjyese.

Nuk ka funksionu shtabi, të rinjt janë keqmenaxhu me ose pa qëllime të caktuara. Jam munduar të ruaj unitetin nëpër nëndegë dhe në degë, shumë gjëra jam munduar të mos i shoh e kuptoj për të vetmin qëllim; ndoshta po bëjmë diçka mirë e po arrijmë sukses, por jo.

Kulmi i gjith procesit ishte kur niveli qendror nuk i ka kryer obligimet per vezhgues duke me lënë në pozitë më të palakmueshme të jetës time.

Duke u bazuar ne të gjitha këto, unë marrë përgjegjësinë për këtë situatë dhe e shoh të arsyeshme të hap rrugën të tjerëve, që nënkupton se nga sot nuk do të jem kryetar i degës së Aleancës dhe gjithashtu jap dorëheqje nga të gjitha funksionet politike që kisha deri më tani në AAK.

Falënderoj secilin që pati gatishmëri të bashkëpunojë me mua për të mirën e Aleancës.

Ju priftë e mbara dhe suksese!

Me respekt,

Agim Zuzaku

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit