Xhiro e fundit për pjesën e parë të sezonit në Superligë, sot zhvillohen tri ndeshje

Xhiro e fundit për pjesën e parë të sezonit në Superligë, sot zhvillohen tri ndeshje

Ballkani – Gjilani dhe Llapi – Prishtina janë dy ndeshjet e mëdha që do ta mbyllin pjesën e parë të sezonit në Superligë Pjesa e parë e sezonit në BKT Superligën e futbollit do të mbyllet me dy ndeshje të mëdha Ballkani – Gjilani pa dyshim do të jetë derbi i xhiros së 18-të të […]

Pjesa e parë e sezonit në BKT Superligën e futbollit do të mbyllet me dy ndeshje të mëdha

Ballkani – Gjilani pa dyshim do të jetë derbi i xhiros së 18-të të ligës elitare.

Në fakt, këtë fundjavë do të dihet më saktësisht se cila skuadër do të dimërojë në krye.

Aktualisht therandasit prijnë në tabelë me një pikë më shumë se gjilanasit.

Për Ballkanin, një fitore eventuale do të thoshte shkëputje në tabelë dhe pushim më i qetë.

Kurse, “Skifterat” do të mundohen po ashtu ta fitojnë lojën për ta rimarrë kreun e tabelës.

Ndërsa, një tjetër ndeshje e madhe e fundjavës do të jetë ajo në mes të rivalëve të vjetër, Llapi dhe Prishtina, shkruan “Gazeta Express”.

Llapjanët momentalisht e zënë vendin e katërt e prishtinasit të pestin.

Asnjëri ekip nuk guxon të gabojë nëse dëshiron ta ndjek kreun e tabelës. Prandaj, edhe kjo do të jetë një super-përballje.

Llapjanët vijnë nga barazimi me Dukagjinin në udhëtim, kurse kampionia aktuale nga humbja në shtëpi nga Drita.

Drita ndërkohë do të mundohet ta shfrytëzojë gabimin e skuadrave në derbi për t’u ngritur në tabelë.

“Intelektualët” aktualisht janë në vendin e tretë dhe këtë xhiro e presin Ulpianën.

Në duelet tjera të fundjavës takohen edhe Feronikeli me Drenicën dhe Malisheva me Dukagjinin.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova