Sot mund të nis ndarja e Bosnjes, Dodik thotë që “s’i han palla” për sanksionet amerikane

ShBA-ja është e vendosur që ta shpëtojë Bosnjen pas kërcënimeve për ndarje nga nacionalistët serbë dhe po shqyrton sanksione mes tjera opsionesh, ka thënë jnë yrtar i lartë i departamentit. Derek Chollet, këshilltar i lartë i sekretarit të shtetit Antony Blinken, po fliste para takimit të së premtes në asamblenë e serbëve të Bosnjes, që […]
Derek Chollet, këshilltar i lartë i sekretarit të shtetit Antony Blinken, po fliste para takimit të së premtes në asamblenë e serbëve të Bosnjes, që pritet të votojë nëse duhet flliuar me procesin e largimit nga ushtria bosnjake, nga gjyqësori dhe nga sistemi i taksave.
Këto hapa, të thirrura nga lideri nacionalist Milorad Dodik, do të paraqisnin një hap të madh drejt ndarjes.
Ka mundësi që të ketë një shtyrje gjashtë mujore para se vendimet e asamblesë të zboatohen, por votimi do të bënte që ora të niste drejt rikthimit të konfliktit.
“Ne vërtet kemi provuar të shpejtojmë disa nga përpjekjet tona diplomatike që ta shpëtojmë Bosnjen,” tha Chollet, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.
Gjatë luftës së fundit, serbët e Bosnjes kishin bërë spastrim etnik, një rrethim gati katër vjeçar të Sarajevës, dhe shkatërrim të “parajsës së sigurt” për OKB-në në Srebrenicë. Rreth 100 mijë njerëz ishin vrarë në luftë.
Si senator, Bideni kishte mbështetur asistencën ushtarake amerikane për qeverinë myslimane të Bosnjes.
Blinken ka kërcënuar me sanksione Dodikun, por ky i fundit ka deklaruar që “s’i han palla për ato sanksione”.












