Shumë ftohtë dhe ngrica, moti për sot dhe ditët e ardhshme

Shumë ftohtë dhe ngrica, moti për sot dhe ditët e ardhshme

Sot pritet të ketë kthjellime, por do të jetë shumë ftohtë. Nga e premta priten sërish reshje shiu, njofton Prishtina Weather. Herë herë reshjet e shiut do të jenë më intenzive.  Në vise malore priten edhe reshje bore, e me rënie të temperaturave të hënën vonë gjatë natës, edhe shndërrohen apo përzien me borë. Trashësia […]

Herë herë reshjet e shiut do të jenë më intenzive.  Në vise malore priten edhe reshje bore, e me rënie të temperaturave të hënën vonë gjatë natës, edhe shndërrohen apo përzien me borë.

Trashësia e borës mund të jetë 5cm nga rrafshi i Kosovës, e edhe mbi 10cm në vise kodrinore.  Të mërkurën do të mbajë mot shumë i ftohtë ku priten edhe kthjellime.  Nga e enjta mbrëma dhe të premten sërish reshje shiu, me rritje të temperaturës.

Moti me shi dhe dëborë, si dhe fuqizimi i erës në ditët e ardhshme, sërish shjell tek një përmirësim të gjendjes së cilësisë së ajrit, pas përkeqësimit në fundjavë.  Indeksi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm nga dita e mërkurë, kur pritet mot shumë i ftohtë dhe qetësim i erërave, ndotësit mbeten të përqëndruar në sipërfaqe, e cilësia e ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

8.12 – Shumë ftohtë, me ngricë në mëngjes.  Kryesisht kthjellët.

9.12 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën vransirat shtohen, e vonë në mbrëmje priten edhe reshje shiu.

10.12 – Kryesisht vranët, me reshje shiu që vazhdojnë herët në mëngjes.  Reshje lokale shiu priten pasdite dhe në mbrëmje.

Temperaturat pësojnë rënie të theksuar në ditët e ardhshme, minimalet edhe deri në -5C ditën e mërkurë, më pas me një rritje deri në 2C të premten.  Edhe temperautrat maksimale zbresin pranë 0C, deri në 1C të martën e mërkurën, e deri të premten me një rritje në 8C.

Era ndryshon drejtimin nga juglindja në verilindje të martën, ku fryn edhe mesatare 5-10m/s, e nga dita e enjte frynë erë e fuqishme nga juglindja 7-14m/s.

Shtypja atmosferike mjaft jostabile gjatë kësaj periudhe, me rënie ditën e hënë, e në mesjavë me një rritje përreth vlerave normale, ku sërish pëson rënie ditën e enjte.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj