Ronaldo i zemëruar me zgjedhjen e Topit të Artë, thumbon Messin

Pasi që ylli argjentinas Lionel Messi fitoi Topin e Artë numër shtatë në karrierën e tij, shumë tifozë të futbollit nga mbarë bota nuk janë të kënaqur me këtë vendim. Messi e fitoi Topin e Artë para yllit të Bayern Munich Robert Lewandowski dhe mesfushorit të Chelseat Jorginho, ndërsa Cristiano Ronaldo nuk bënte pjesë në […]

Messi e fitoi Topin e Artë para yllit të Bayern Munich Robert Lewandowski dhe mesfushorit të Chelseat Jorginho, ndërsa Cristiano Ronaldo nuk bënte pjesë në listën e ngushtë lojtarëve për ta fituar këtë çmim.

Në fakt, kjo e ka lënë të zemëruar yllin portugez, i cili sot përmes llogarisë së tij “Instagram” ka thumbuar rivalin e tij Lionel Messin.

Teksa në një postim një tifoz i Ronaldos kishte treguar se pse Messi nuk e meriton këtë çmim, ylli i Manchester United ka reaguar me një koment, ku shihet qartë se pajtohet me atë që e ka thënë tifozi i tij.

“Dhe te kush shkon ky çmim? Te Messi, i cili ka fituar vetëm Kupën e Mbretit. Dhe nuk e ka shënuar asnjë gol kundër Real Madridit që prej se u largua Cristiano. Është zhdukur në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Ka fituar Kupën e Amerikës e cila supozohej që të zhvillohet çdo katër vite. Ai nuk shënoi në finale ose në gjysmëfinale. Dhe individualisht, është duke kaluar nëpër një sezon të dobët këtë vit me PSG”, shkruante cr7.0_lendario (tifoz i Ronaldos).

Si duket ky koment i ka pëlqyer Ronaldos, ku edhe reagoi me vetëm një fjalë.

“Fakte” ishte reagimi i Ronaldos në “Instagram”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova