Raiola largon nga gara Manchester United, Haaland mund të transferohet në këto klube

Raiola largon nga gara Manchester United, Haaland mund të transferohet në këto klube Ylli i Borussia Dortmundit Erling Haaland pritet që nga sezoni i ardhshëm të largohet nga skuadra gjermane, pasi që të aktivizohet klauzola e tij e lirimit prej 75 milionë eurosh. Për yllin norvegjez kanë shprehur interesim serioz shumë gjigandë evropian, ndër ta […]

Raiola largon nga gara Manchester United, Haaland mund të transferohet në këto klube

Ylli i Borussia Dortmundit Erling Haaland pritet që nga sezoni i ardhshëm të largohet nga skuadra gjermane, pasi që të aktivizohet klauzola e tij e lirimit prej 75 milionë eurosh.

Për yllin norvegjez kanë shprehur interesim serioz shumë gjigandë evropian, ndër ta edhe ai anglez Manchester United, përcjell KosovaPress.

Por, agjenti i Haaland Mino Raiola në një intervistë për “Sport1” ka treguar skuadrat të cilat ai dhe klienti i tij kanë përzgjedhur për tu transferuar, dhe ndër to nuk gjenden “Djajtë e Kuq”.

“Erling Haaland do të vendos për hapin e tij të radhës. Bayern, Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City, këto janë klubet e mëdha në të cilat ai mund t’iu bashkohet”, tha Raiola.

“Manchester City e ka fituar titullin e Premier Ligës angleze plot pesë herë, sigurisht më shumë se Manchester United në vitet e fundit. Kur ne kaluam te Borussia Dortmundi, të gjithë e kemi ditur se ky moment do të vijë”, shtoi agjenti i Haaland.

Që nga transferimi i tij nga RB Salzburgu te Borussia Dortmund, Haaland ka arritur të bëjë 72 paraqitje për skuadrën gjermane, duke regjistruar 74 gola dhe 19 asistime mbi emrin e tij.

Momentalisht “Transfermarkt” e vlerëson kartonin e tij 150 milionë euro.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova