Rahoveci arrin fitore të thellë kundër Kamza Basketit

Rahoveci ka shënuar fitore të thellë ndaj Kamza Basket me rezultat 98:56 (31:10, 25:8, 25:18, 17:20), në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Unike. Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke dominuar në çdo aspekt ndaj mysafirëve dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi deri në 22 pikë, 29:7, ndërsa kjo pjesë […]

Rahoveci ka shënuar fitore të thellë ndaj Kamza Basket me rezultat 98:56 (31:10, 25:8, 25:18, 17:20), në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Unike.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke dominuar në çdo aspekt ndaj mysafirëve dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi deri në 22 pikë, 29:7, ndërsa kjo pjesë mbyllet me shifrat 31:10.

Ata vazhduan me ritëm të lartë edhe në periudhën e dytë, duke mos u ndalur, dhe shtuan epërsinë, që arriti deri në 40 pikë, 56:16, kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat 56:18.

Perioda e tretë ishte më e barabartë, por sidoqoftë ishte nën kontrollin e Vreshtarëve, që shtuan edhe më tutje epërsinë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 81:36.

Dhjetë minutat ishin formal me fituesin që tashmë dihej dhe Rahoveci triumfoi me shifrat 98:56.

Te Rahoveci u dalluan Milik Yarbrough me 15 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime, Cavon Baker me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Tyheim Monroe me 17 pikë e 12 kërcime, kurse te Kamza Basket u dallua me 17 pikë e nëntë kërcime.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe katër humbje.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova