Progni: Fitorja për fansat, japim maksimumin për titull

Sulmuesi shqiptar, Gerhard Progni ka qenë “heroi” i Gjilanit në kryendeshjen e sotme kundër Ballkanit. Progni realizoi golin e vetëm në fitoren 0-1 të Gjilanit në udhëtim te Ballkanit, takim ky ishte i fundit i stinorit vjeshtor, me ç’rast Gjilani u shpall kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com. Futbollisti nga Tropoja […]

Sulmuesi shqiptar, Gerhard Progni ka qenë “heroi” i Gjilanit në kryendeshjen e sotme kundër Ballkanit.

Progni realizoi golin e vetëm në fitoren 0-1 të Gjilanit në udhëtim te Ballkanit, takim ky ishte i fundit i stinorit vjeshtor, me ç’rast Gjilani u shpall kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Futbollisti nga Tropoja e Shqipërisë pas ndeshjes u shpreh i lumtur për golin e shënuar, ndërsa fitoren ia dedikoi tifozëve të skuadrës.

Ai premtoi maksimumin për të sjellur rezultate pozitive edhe në stinorin pranveror në mënyrë që të stolisen për herë të parë me titullin e kampionit në elitën e futbollit kosovar.

“Është kënaqësi të shënoj gola të tillë. Jemi një grup shumë i mirë dhe mund të them që kjo fitore i dedikohet tifozëve tanë. Është e rëndësishme të jemi kampion vjeshtor por e rëndësishme është që po e shijojmë momentin dhe futbollin. Jemi në gjysmën e rrugës dhe kemi bërë shumë mirë deri më tani. Do të japim maksimumin që të arrijmë rezultate pozitive”, deklaroi Progni për Art Sport.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova