Pas dy humbjeve radhazi, Roma shënon fitore në Serie A

Pas dy humbjeve radhazi, Roma shënon fitore në Serie A

Në një ndeshje mes skuadrave të drejtuara nga një mjeshtër dhe nxënës, Roma arriti në një fitore të rehatshme 2-0 ndaj Spezias, duke i shkaktuar kështu humbjen e gjashtë radhazi mysafirëve në Serie A. Duke ditur se një fitore do të rriste shanset e tyre për të fituar një vend në Champions League sezonin e […]

Në një ndeshje mes skuadrave të drejtuara nga një mjeshtër dhe nxënës, Roma arriti në një fitore të rehatshme 2-0 ndaj Spezias, duke i shkaktuar kështu humbjen e gjashtë radhazi mysafirëve në Serie A.

Duke ditur se një fitore do të rriste shanset e tyre për të fituar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, Roma e José Mourinhos filloi ndeshjen me intensitet të lartë.

Goli i parë erdhi vetëm pas gjashtë minutave kur Smalling realizoi pas asistimit nga Tammy Abraham.

Përpjekjet e Spezia-s për të rifituar qetësinë u tejkaluan nga loja e sigurt e pasimeve të ‘Giallorossi’ që për pak çoi në dyfishimin e avantazhit të vendasve.

Djemtë e Thiago Motta-s krijuan një shans për të shënuar para përfundimit të pjesës së parë, por goditja e Arkadiusz Reca-s u përball me reflekset e shkëlqyera të Rui Patrício.

Duke e nisur me gjallëri pjesën e dytë, Spezia shfaqi shenja jete në një përpjekje për të nxjerrë nga ekuilibri Romën. Megjithatë, një goditje nga këndi e Jordan Veretout i lejoi Roger Ibañez të shënonte me kokë në minutën e 56-të.

Rey Manaj realizoi gol në minutën e 62-të për Spezian, por ai u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.

Kujtojmë se në këtë ndeshje, Marash Kumbulla luajti 90 minuta për Romën.

Djemtë e Mourinhos kalojnë Juventusin dhe tani gjenden në vendin e gjashtë me 28 pikë, tetë më pak se Napoli që gjendet në zonën Champions.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova