Partia Komuniste në Kinë: Çdo anëtar detyrohet t’i ketë nga 3 fëmijë

Partia Komuniste në Kinë: Çdo anëtar detyrohet t’i ketë nga 3 fëmijë

Një editorial i publikuar nga televizioni shtetëror kinez ka sugjeruar që anëtarët e partisë komuniste janë të detyruar të kenë tre fëmijë për të mirën e vendit, pasi Pekini kërkon të ndalojë rënien e numrit të lindjeve. Editoriali, i cili u publikua për herë të parë muajin e kaluar, u bë viral këtë javë dhe […]

Një editorial i publikuar nga televizioni shtetëror kinez ka sugjeruar që anëtarët e partisë komuniste janë të detyruar të kenë tre fëmijë për të mirën e vendit, pasi Pekini kërkon të ndalojë rënien e numrit të lindjeve.

Editoriali, i cili u publikua për herë të parë muajin e kaluar, u bë viral këtë javë dhe tërhoqi reagime të mprehta nga përdoruesit kinezë të internetit. Ndërsa vala e reagimit u rrit, artikulli origjinal u zhduk nga faqja e internetit.

Pjesa e publikuar thoshte se çdo anëtar i partisë në pushtet –të cilat janë rreth 95 milionë – “duhet të mbajë mbi supe përgjegjësinë dhe detyrimin e rritjes së popullsisë së vendit dhe të veprojë në përputhje me politikën e tre fëmijëve”.

“Asnjë anëtar i partisë nuk duhet të përdorë asnjë justifikim, objektiv apo personal, për të mos u martuar apo të ketë fëmijë, as nuk mund të përdorë asnjë justifikim për të pasur vetëm një apo dy fëmijë”, thuhet në deklaratë.

Kina po përballet me një krizë demografike me një popullsi në plakje dhe rënie të lindjeve. Më shumë se 18 përqind e popullsisë është e moshës mbi 60 vjeç, sipas regjistrimit të vitit 2020, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Shifrat e lëshuara nga Byroja Kombëtare e Statistikave të vendit në nëntor treguan se kishte 8,5 lindje për 1000 njerëz në vitin 2020, hera e parë në dekada që shifra ka rënë nën 10. Në vitin 1978, shifra ishte më shumë se 18 për 1000 banorë.

Politika e një fëmije u përfundua zyrtarisht në vitin 2016 dhe u zëvendësua nga dy fëmijë për shumicën e çifteve kineze, deri në këtë vit kur u rrit përsëri në tre. Megjithatë të rinjtë kinezë vazhdojnë të thonë se kostoja e lartë e jetesës dhe presioni i orëve të gjata të punës janë pengesa për të pasur fëmijë.

 

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike