Paqarada flet për ‘Bild’: Nën drejtimin e Challandes, nuk kishte më kuptim të isha pjesë e Kombëtares

Paqarada flet për ‘Bild’: Nën drejtimin e Challandes, nuk kishte më kuptim të isha pjesë e Kombëtares

Leart Paqarada nuk ka luajtur qe një kohë me Përfaqësuesen e Kosovës. Mbrojtësi i majtë kishte vendosur vetë të qëndrojnë larg “Dardanëve” derisa në krye të tyre do të ishte trajneri Bernard Challandes. Tash, zvicerani u largua nga Verdhekaltrit dhe Kosova është në kërkim të trajnerit të ri. Dhe, 27 vjeçari tash thotë se është […]

Leart Paqarada nuk ka luajtur qe një kohë me Përfaqësuesen e Kosovës.

Mbrojtësi i majtë kishte vendosur vetë të qëndrojnë larg “Dardanëve” derisa në krye të tyre do të ishte trajneri Bernard Challandes.

Tash, zvicerani u largua nga Verdhekaltrit dhe Kosova është në kërkim të trajnerit të ri.

Dhe, 27 vjeçari tash thotë se është i gatshëm të rikthehet në Kombëtare.

“Nën drejtimin e trajnerit të vjetër, kishim ardhur në përfundim që nuk kishte më sens të isha pjesë e ekipit në atë mënyrë. Trajneri nuk është më. Dhe, tash do të shikojmë përpara”, deklaroi Paqarada për mediumin gjerman “Bild”.

Ai zbulon se e ka vuajtur shumë mungesën në ekipin kombëtar të Kosovës.

“Të luash për vendin tënd është diçka mjaft speciale. Kam qenë gjithmonë atje në vitet e fundit, i ulur para televizorit me një dhimbje në zemër”, shtoi Paqarada.

Paqarada nuk u ftua për ndeshjet e nëntorit, por shpreson që nga viti tjetër t’i vijë ftesa nga Kosova.

Gjithashtu, një tjetër synim i Paqaradës është që sezonin tjetër të luajë në Bundesligë me St Paulin.

Ai i ka zhvilluar 43 ndeshje radhazi me ekipin gjerman dhe për këtë ndihet i lumtur.

“Ndihem mjaft mirë. Trupi po e bën këtë pa problem. Edhe gjunjët dhe ijët po shkojnë mjaft mirë”, përfundoi Paqarada.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova