Osmani tha se do t’i bojkotojë Lojërat Olimpike në Kinë, nga atje thonë se nuk ka pasur fare ftesë për të

Osmani tha se do t’i bojkotojë Lojërat Olimpike në Kinë, nga atje thonë se nuk ka pasur fare ftesë për të

Para disa ditësh u raportua se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin të Kinës, shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, por nga ambasada kineze në Beograd thonë se Osmani as nuk kishte pasur ftesë të merrte pjesë. Nga presidenca para disa ditësh lajmëruan […]

Nga presidenca para disa ditësh lajmëruan se Osmani ka vendosur të bojkotoj këto Lojëra Olimpike që mbahen në Kinë pas bojkotimit nga ana e shteteve tjera demokratike, si SHBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe. “Presidentja Osmani mbështet vendimin e ShBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, presidentja Osmani, shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t’i bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media nga presidenca.

Por se ka pasur ftesë po mohohet nga ambasada kineze në Beograd.

Në një intervistë për një nga mediat serbe, thanë se askujt nga Kosova nuk i është dërguar ftesë për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

“Ne kundërshtojmë fuqishëm shpifjet e paprovokuara për situatën e të drejtave të njeriut në Kinë”, tha ambasada në një prononcim për Kosova Online.

“Pala kineze nuk i ka ftuar kurrë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit dhe askush në Kinë nuk është i interesuar për praninë e zyrtarëve lokalë,” tha ambasada, duke shtuar se i ashtuquajturi bojkot ishte një manovër tipike politike dhe dëmtoi seriozisht shpirtin olimpik.

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të mbahen nga 4 deri më 20 shkurt 2022, duke e bërë kryeqytetin e Kinës qytetin e parë që do të presë ndonjëherë Olimpiadën Verore dhe Dimërore./Metro

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike