Organizatori i protestave kundër Vuçiq në Beograd: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave kundër Vuçiq në Beograd: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave të fundit në shtetin serb, Savo Manojloviq ka folur në veten e parë duke treguar rrëfime të paraardhësve të tij të lindur dhe rritur në Kosovë. Manojloviq ishte organizator i protestave, “Nisu-Ndrysho”, e cila kishte për qëllim ndalimin e miratimit të dy ligjeve – Ligjit për Shpronësim dhe Referendum. Këto të dyja […]

Manojloviq ishte organizator i protestave, “Nisu-Ndrysho”, e cila kishte për qëllim ndalimin e miratimit të dy ligjeve – Ligjit për Shpronësim dhe Referendum.

Këto të dyja i hoqi prej rendit të ditës presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i frikësuar me përmasat që po merrte protesta e organizuar nga djaloshi që paraardhësit i kanë lindur në Kosovë.

Ai për gazetën nova.rs ka treguar se është gjenerata e tretë e një familje të larguar nga Kosova. “Brezat e mëparshme të larguara vazhduan të ktheheshin. Të jetosh në atë zonë do të thotë shpesh vuajtje dhe vrasje”.

Manojloviq ka treguar se si gjatë Luftës së Dytë Botërore besa e shqiptarit i ka shpëtuar jetën stërgjyshit të tij dhe fal kësaj ai është në jetë.

“Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, familja ime u fut në listën për likuidim nga nazistët shqiptarë. Ata u shpëtuan nga një fqinj shqiptar, i cili më parë i kishte dhënë stërgjyshit tim besën, se do ta shpëtonte familjen tonë, nëse do t’u rrezikohej jeta”.

“Këtë histori që e kam dëgjuar shpesh nga babai dhe xhaxhai im, më ka betonuar idenë se e gjithë familja mbijetoi, kurse unë  u linda dhe jetoj, vetëm sepse një burrë shqiptar e mbajti fjalën”, shtoi ai.

Ai thotë se “ky parim më ka udhëhequr në jetë dhe se do ta mbaj fjalën për anulimin e protestave nëse presidenti serb i miraton dy kërkesat – tërheq ligjet e diskutueshme”.

Ndryshe, Manojloviq ka pohuar se nuk do të ndalet sa herë që të jetë nevoja që të dal të protestojë kur cenohen të drejtat e qytetarëve.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit