Ndeshja e vitit erdhi: Guardiola takon ‘babën’, shihni sa inferior është Man City ndaj Leeds United

Ndeshja e vitit erdhi: Guardiola takon ‘babën’, shihni sa inferior është Man City ndaj Leeds United

Filluar prej orës 21:00 të mbrëmjes së sotme [e martë, 14 dhjetor] nis ndeshja e shumëpritur mes ekipeve të dy prej trajnerëve më të mirë të kohëve tona, Man-City [Pep Guardiola] dhe Leeds United [Marcelo Bielsa]. Por, çka duhet të dini para se të zhyteni në këqyrjen e kësaj ndeshjeje mahnitëse? Leeds United po dëmtohet […]

Leeds United po dëmtohet shumë nga gjyqtarët këtë sezon duke parë formën e jashtëzakonshme që kishte vitin e kaluar, pasi u rikthyen pas 16 vitesh mungesë në Premier Ligë.

Në ndeshjen e fundit, ekipi i Bielsas humbi 3-2 në Stamford Bridge por vetëm pasi iu akorduan dy penalti të paqena ekipit që pronësohet nga oligarku rus Roman Abramovich.

City ndërkohë e fitoi me mjaft zor ndeshjen kundër Wolvesit, me anë të një penaltie po ashtu të kontestueshme që e konvertoi në gol Raheem Sterling.

Por, cila është historia mes Man. Cityt dhe Leedsit?

Leeds Unitedi i vogël i Marcelo Bielsas vitin e kaluar ka mahnitur totalisht botën e futbollit me stilin unik të lojës.

Edhe pse munguan 16 vjet në elitën e futbollit anglez dhe kishin qenë edhe në ligë të tretë, Leeds tubuan 59 pikë dhe dolën në vend të nëntë, që ishte sukses i jashtëzakonshëm.

Në proces, Leeds u ndesh dy herë me Man Cityn e frikshëm të Pep Guardiolas së frikshëm.

Në ndeshjen e parë të luajtër në Leeds, Elland Road, Leeds mori vetëm barazim 1-1 me Cityn që do të shpallej kampion në fund.

Ndërkohë, në ndeshjen e dytë Leeds kishte arritur të fitonte ndaj ekipit të Guardiolas si mysafir me rezultat 2-1 edhe pse kishte luajtur për 50 minuta me një lojtar më pak në fushë.

Mos të harrojmë, po flasim për ekipin që do të fitonte titullin e kampionit të Premier Ligës dhe që do të shkonte në finale të Champions League [e që e meritonte ta fitonte].

Sidoqoftë, Leeds dhe City kanë histori edhe më të moçme se sa rivaliteti aktual.

Në 16 ndeshje mes tyre, City ka arritur të fitojë vetëm katër ndeshje, Leedsi i ka fituar shtatë, derisa pesë ndeshje të tjera janë ndarë me barazim.

Duke folur para ndeshjes, trajneri Guardiola kishte vetëm fjalë jashtëzakonisht të mira për Leedsin duke thënë se ishte një ekip me lojë totalisht të paparashikueshme. /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova