Musliu: Zvonko e Milani janë “Arkanat” e Vuçiqit, alarm për prokurorinë dhe institucionet e sigurisë

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka deklaruar në emisonin “Zona Zero” në Top News se Zvonko Veselinoviqi dhe Milan Radojçiqi janë kriminelët kryesorë serbë. Ai i ka krahasuar ata me kriminelin e luftës Zhelko Razhnjatoviq – Arkanin. “Ashtu siç ka kryer krimineli Arkan vrasje me porosi të Millosheviqit të serbëve, shqiptarëve, kroatëve e boshnjakëve, ashtu edhe Zvonko […]
Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka deklaruar në emisonin “Zona Zero” në Top News se Zvonko Veselinoviqi dhe Milan Radojçiqi janë kriminelët kryesorë serbë. Ai i ka krahasuar ata me kriminelin e luftës Zhelko Razhnjatoviq – Arkanin.
“Ashtu siç ka kryer krimineli Arkan vrasje me porosi të Millosheviqit të serbëve, shqiptarëve, kroatëve e boshnjakëve, ashtu edhe Zvonko e Milani kanë kryer vrasje me porosi të Vuçiqit, veçmas të kundërshtarëve të tij politikë”, ka deklaruar Musliu.
Musliu ka thënë se futja në listë të zezë nga SHBA e këtyre dy serbëve, është alarm për prokurorinë dhe institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, të cilat sipas tij, duhet vërtet të ndërmarrin hapa komfor qëndrimit amerikan.












