Ministrja Rizvanolli tregon se me çka ngrohet ajo në shtëpi

Ministrja Rizvanolli tregon se me çka ngrohet ajo në shtëpi

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila po u bën thirrje qytetarëve që të mos ngrohen me energji elektrike, ka treguar se ajo vetë ngrohet me ngrohje qendrore. “Ngrohje qendrore të përbashkët të banesës”, ka thënë Rizvanolli, kur është pyetur nga Klani se me çka ngrohet ajo vetë. Por, jo të gjithë e kanë fatin […]

“Ngrohje qendrore të përbashkët të banesës”, ka thënë Rizvanolli, kur është pyetur nga Klani se me çka ngrohet ajo vetë.

Por, jo të gjithë e kanë fatin të ngrohen sikur Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Janë shumë kosovarë që nxehen me rrymë gjatë dimrit.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka dalë dje me një manual për kursimin e energjisë elektrike, në një kohë kur e gjithë bota po përballet me krizë energjetike.

Në manual thuhet se 40 përqind e energjisë elektrike që konsumojmë vjen nga ndriçimi.

E për të kursyer energjinë, Qeveria bën thirrje që t’i fikni dritat kur dilni nga dhoma, t’i zëvendësoni poçat elektrik me ata me eficiencë të lartë (LED), të shfrytëzoni dritën natyrore gjatë ditës dhe të vendosni senzorët e efiçiencës.

Bëhet thirrje edhe që pajisjet elektrike që konsumojnë më shumë energji, siç janë: rrobalarësja, enëlarsja dhe hekuri për hekurosje të përdoren mes orës 22:00 dhe 07:00, atëherë kur tarfifa e ulët është 57 përqind më e lirë se tarifa e lartë.

Në fund të manualit, kërkohet edhe edhe që të shfrytëzoni racionalisht ujin e ngrohtë, të mos i lini ndezur pajisjet elektrike kur nuk i përdorni dhe të përdorni enëlarëset dhe rrobalarëset të mbushura plotësisht.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike