Ministri Latifi i thotë personelit shëndetësor që të marrin dozën përforcuese

Ministri Latifi i thotë personelit shëndetësor që të marrin dozën përforcuese

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka vizituar sot Klinikën Infektive në QKUK. Nga atje ai i ka bërë thirrje personelit shëndetësor që të marrin dozën përforcuese kundër Covid-19. Ai poashtu tha se MSh dhe SHSKUK do të vazhdojnë të forcojnë kapacitetet me qëllim që shërbimet të jenë të mobilizuara për çfarëdo skenari të mundshëm të […]

Nga atje ai i ka bërë thirrje personelit shëndetësor që të marrin dozën përforcuese kundër Covid-19.

Ai poashtu tha se MSh dhe SHSKUK do të vazhdojnë të forcojnë kapacitetet me qëllim që shërbimet të jenë të mobilizuara për çfarëdo skenari të mundshëm të zhvillimit të situatës epidemiologjike, pasi që sipas tij situata është e brishtë për shkak të pranisë së variantit Delta dhe Delta plus dhe rreziqeve edhe nga variant Omicron.

“Duhet të jemi gati për secilin skenar, me kapacitete njerëzore të përgatitur e të motivuar, shtretër të mjaftueshëm spitalor në dispozicion, me terapi dhe protokolet e fundit klinike të bazuara në të dhënat shkencore në dispozicion”, tha Ministri Latifi.

Njoftimi i plotë:

Ministri Latifi bashkëbisedon me profesionistët shëndetësir në Klinikën Infektive

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka qëndruar të shtunën në mëngjes në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku me drejtuesit e klinikës dhe personelin aty ka bashkëbiseduar për sfidat dhe trajtimin e pacientëve në këtë klinikë.

Ministri Latifi ka falënderuar personelin e Klinikës Infektive dhe të klinikave të tjera  si dhe gjithë personelin shëndetësor të Kosovës për punën e madhe të bërë në trajtimin dhe menaxhimin e pacientëve me COVID-19 dhe post covid dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë të ofrojnë shërbimet ne baze te te dhenave te fundit shkencore per te gjithe qytetarët që trajtohen aty.

“Angazhimi juaj dhe i kolegëve në klinikat dhe spitalet e tjera ka bërë që Kosova, përkundër  resurseve të kufizuara në shëndetësi dhe ka një sistem të brishtë shëndetësor, të shpëtohen mijëra jetë. Këtë do ta vlerësojnë çdo herë qytetarët tanë”, tha Ministri Latifi.

Ai tha se MSh dhe SHSKUK do të vazhdojnë të forcojnë kapacitetet me qëllim që shërbimet të jenë të mobilizuara për çfarëdo skenari të mundshëm të zhvillimit të situatës epidemiologjike, pasi që situata megjithatë mbetet e brishtë, për shkak të pranisë së variantit Delta dhe Delta plus dhe rreziqeve edhe nga variant Omicron.

“Duhet të jemi gati për secilin skenar, me kapacitete njerëzore të përgatitur e të motivuar, shtretër të mjaftueshëm spitalor në dispozicion, me terapi dhe protokolet e fundit klinike të bazuara në të dhënat shkencore në dispozicion”, tha Ministri Latifi.

Në këtë takim, Ministri ka inkurajuar personelin shëndetësor që të vaksinohen me dozën përforcuese, duke qenë se janë vija e parë e frontit në betejën me COVID-19 dhe, gjithashtu, popullata u beson profesionistëve shëndetësor dhe se popullata ndjek shembullin e tyre.

Ministri Latifi, pas vizitën në Klinikën Infektive, ka vijuar me vizitën në  Prizren, Gjakovë dhe Klinë, për të parë sfidat në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 dhe për të motivuar një vaksinim më dinamik të qytetarëvë në ato komuna.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit